Champions formacioni i eger

Në prag të fillimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e lojtarëve “të egër” të këtij edicioni të Champions.
Shumica e këtyre lojtarëve luajnë në Serinë A dhe kapiteni i këtij ekipi grintoz nuk mund të ishte tjetër përveç mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.
11 futbollistë, moduli 3-5-2 dhe një skuadër fantastike në fund të fundit.
Ja lojtarët e përzgjedhur nga ‘Marca’:
Jose Manuel Pinto - Portieri i dytë i Barcelonës, merita e të cilit është se ka qenë më aktivi në sherret mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit.
Walter Samuel, Carlos Marchena dhe Pepe - Mbrojtësit e Interit, Villarreal dhe Real Madrid formojnë treshen e mbrojtjes. Të tre këta futbollistë njihen për egërsinë ndaj sulmuesve kundërshtarë.
Nigel De Jong - Mesfushori hollandez i Manchester City njihet për ndërhyrjet e rënda si ajo në finalen e botërorit ku goditi me shkelm në gjoks spanjollin Xabi Alonso.
Gennaro Gattuso - Kapiteni i këtij ekipi “të fortësh”. Mesfushori italian i Milanit njihet për grintën e tij tashmë prej vitesh në fushat e Serisë A.
Mark van Bommel - Tjetër mesfushor i Milanit i cili e ka të vështirë të përfundojë një ndeshje pa u ndëshkuar me karton nga arbitri.
Thiago Motta - Mesfushori i Interi futet në këtë formacion nga ‘Marca’ për shkak të faullit të tij ndaj Sergio Busquets në gjysmëfinalen e vitit 2010, Barcelona-Inter.
Axel Witsel - Mesfushori belg i Benfica mbahet mend për faullin brutal nda Wasilewski.
Sulmi përbëhet nga dyshja gjaknxehtë Balotelli-Ibrahimovic.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Anzhi kërkon Fabio Capellon
Fabio Capello, trajneri i Anglisë, mund të jetë tekniku i ardhshëm i rusëve të pasur të Anzhit, pas Euro 2012. Villas-Boas: Torres mund ta nisë nga stoli
Andre Villas-Boas, trajneri i Chelsea, ka theksuar se lënia në stol e Fernando Torres për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen mund të motivojë sulmuesin spanjoll. Iniesta: Doja që Ibra të luante
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, mendon se do të ishte më mirë nëse sulmuesi kryesor i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të ishte në fushën e lojës në ndeshjen Barcelona-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Superliga, Tirana e nis me humbje
Tirana e filloi me humbje këtë sezon pasi u mund 0-1 në “Qemal Stafa” nga Teuta. Barcelona, Messi: Mos t’i lëshojmë pe Murinjos
“Të përpiqemi të mos i lëshojmë pe Murinjos. Edhe pse nuk është gjithnjë e lehtë, sepse nganjëherë thotë gjëra që të irritojnë”. Kështu është shprehur futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi.
Lajmet kryesore
Berisha: Të hartojmë rezolutën për integrimin
Ftesë opozitës për bashkëpunim
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Tiranë, burri vret me thikë gruan
Policia drejt vrasësit të Konomit