Berisha Rimekembja e Japonise frymezim per ne
Kryeministri Sali Berisha ka marre pjese ne nje ceremoni te organizuar nga ambasada japoneze per te perkujtuar 1-vjetorin e cunamit qe tronditi 11 marsin e shkuar Japonine. Berisha tha se viktimat do ishin dhjete here me shume por cunami u perball me forcen dhe solidaritetin japonez. Termeti ishte i permasave biblike. Pati mbi 15 mije viktima. Per te gjithe ne qe ndoqem ato dite dramatike per Japonine permasat e ketyre katastrofave ne humbje njerezore mund te ishin edhe dhjete here me te medha ne rast se ata nuk do ishin perballur me forcen organizimin dhe solidaritetin e kombit japonez. Ambasadori vecoi se Japonia eshte serish ne kembe. Ne asnjehere nuk e pame vendin tend te gjunjezuar - tha Berisha. Kryeministri i ka pare pamjet e transformimit te zonave qe u perfshine nga cunami dhe shprehet se ato kane qene nje frymezim per te. Njerezit u frymezuan nga menyra se si ju i perballuat keto tragjedi te medha. U frymezuan nga gjakftohtesia e vendasve tuaj. Shqiptaret u perpoqen te kene kontributin modest. Por ndjenjat tona dhembshuria ka qene shume me e madhe se ndihma qe keni perfituar. Dua tu falenderoj zoti ambasador per menyren qe keni zgjedhur per te nderuar viktimat e cunamit duke sjelle ketu artiste japoneze ne nje koncert kushtuar solidaritetit njerezor ngadhenjimit te vendit tuaj mbi keto katastrofa te medha.