E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla-Pitella Shqiperia ribashkim me Europen ne qeverisjen e PS-se

Bari Nenkryetari i grupit parlamentar ne Konferencen e PD-se italiane

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla se bashku me kryetarin e Bashkise se Durresit Vangjush Dako dhe deputetin Azir Gashi zhvilluan nje vizite ne Bari te Italise. Delegacioni i socialisteve shqiptare ishte i ftuar per te marre pjese ne konferencen e organizuar nga Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian dhe nga Partia Demokratike italiane. Ne kete konference merrnin pjese zevendespresidenti i Pare i PE Gianni Pittella eurodeputeti Andrea Cazzolino deputetet e parlamentit italian Dario Ginefra Francesco Bocia Ludovico Vico dhe sekretari kombetar i PD Enzo Lavarra. Gjate konferences deputeti socialist Balla beri nje prezantim te ecurise se procesit te integrimit te Shqiperise. Per ne socialistet ky proces ribashkimi me Europen eshte prioriteti kryesor dhe ne do te vazhdojme te japim kontributin tone per realizimin e kesaj aspirate historike. shte shume e rendesishme qe Italia te luaje nje rol edhe me aktiv ne mbeshtetje te integrimit te Shqiperise. Qeveria e re italiane dhe ajo qe do te vije pas zgjedhjeve te vitit te ardhshem duhet te kene nje fokus te vecante ne mbeshtetjen qe ka nevoje Shqiperia. Per fat te mire e kemi lene pas politiken e jashtme klienteliste te Fratinit e cila dobesoi rolin aktiv dhe promovues qe Italia mund te luaje ne kuader te BE si porta hyrese e Ballkanit perendimor ne Europen e Bashkuar.

Zevendespresidenti i Pare i PE Gianni Pittella u shpreh se BE eshte e paplote pa Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor. Ne italianet dhe shqiptaret jemi se bashku ne Europe prej antikitetit. Prandaj une ndaj te njejtin mendim me socialistet shqiptare te cilet e quajne integrimin europian ne programin e tyre qeverises Ribashkim Me Europen.

Perfaqesuesit e PD italiane ne konference shprehen garancine se qeveria e re italiane e mandatit 2013-2018 do te vendose anetaresimin e Shqiperise ne BE si nje nder objektivat kryesore te politikes se jashtme italiane. Duke marre fjalen gjate konferences kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ftoi sipermarresit italiane te investojne ne qytetin e Durresit. Zoti Dako njoftoi edhe hapjen prane Bashkise se Durresit te nje zyre informuese dhe keshilluese per bizneset se bashku me Konfederaten Italiane te Sipermarrjeve te vogla dhe te mesme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›