E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Do i qëndrojmë marrëveshjes qeverisëse

Lëvizja Socialiste për Integrim rikonfirmon se do t`i qëndrojë marrëveshjes qeverisëse me Partinë Demokratike deri në fund të këtij mandati. Qëndrimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama gjatë një konference për mediat.

Sa i përket negociatave për kreun e ri të shtetit, dhe duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një kandidim të mundshëm të Ilir Metës për këtë post Luan Rama tha se askush nuk mund të përjashtohet nga kjo garë.  “Pse jo. Ligji dhe kushtetuta parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat dhe LSI-ja nuk e përjashton veten që të kontribuojë në të mirë të realizimit të zgjedhjes së një presidenti konsesual pastaj çështja e emrit do të përzgjidhet nga forumet” theksoi Rama.

Sipas tij zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk është sfidë individësh por sfidë e klasës politike të vendit përballë interesave europiane të Shqipërisë. “Është sfida e shprehjes së nivelit të pjekurisë politike përballë interesave europiane” shtoi Luan Rama.

Sekretari i përgjithshëm i LSI ka apeluar për klasën politike që të përfundojë në kohë puna e komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa kanë mbetur edhe katër ditë nga mbyllja e mandatit të këtij komisisoni. Në emër të LSI-së Luan Rama ka kërkuar nga komisioni të marrë parasysh propozimet e 26 partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›