E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gol, në pranga dy të kërkuar

Shërbimet e policisë së Elbasanit kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat penale të vjedhjes me dhunë dhe armë zjarri.

Përfundimi i operacioni të koduar GOL bëri të mundur arrestimin e Erild Gegës, me banim në lagjen 11 nëntori në Elbasan, i cili në muajin janar të këtij viti, nën kërcënimin e armës së zjarrit i grabiti rojës së pikës së karburantit Taçi Oil 30 mijë lekë dhe 2 telefona celularë.

Në të njëjtin operacion policia e Elbasanit ka arrestuar Anxhelo Buziu, 35 vjeç, me banim në Gramsh, i cili nën kërcënimin me automatik grabiti 70 celularë në një dyqan të telefonisë celulare, në lagjen Kongresi i Elbasanit në Elbasan. Policia po punon për kapjen e bashkautorit tjetër në këtë vjedhje. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›