E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kufijte sipas fese

Duke qene se fokusi i ketij punimi eshte Shqiperia e Jugut ne pjesen vijuese te trajteses do te perqendrohemi kryesisht ne qendrimin e Greqise. Pasi forcat ushtarake qeveritare greke pushtuan pjesen me te madhe te vendit me 13 janar 1913 Kryeministri grek Venizelos i drejtoi nje memorandum Konferences se Ambasadoreve ne Londer ne te cilen u kerkoi ambasadoreve te Fuqive te Medha te drejten e Greqise per te aneksuar te gjitha territoret e pushtuara prej ushtrive te saj d.m.th. tokat e ish-vilajetit te Janines dhe krahinat e Gjirokastres e Korces. Duke abuzuar me ngaterrimin e besimit fetar ortodoks me nacionalitetin ai perdori ne menyre te qellimte statistikat e regjistrimit turk te Shqiperise se vitit 1908 te pergatitura nen drejtimin e Vezirit te Madh Hilmi Pasha sipas te cilave shumica e popullsise se ketyre hapesirave ishte e krishtere ortodokse e per rrjedhoje te konceptimit te tij greke. Mirepo pushtuesit otomane nuk kishin bere asnjehere dallim ne mes gjuhes dhe nacionalitetit per nenshtetasit otomane dhe ndarjet brenda ketij shteti bazoheshin ne besimin fetar ku ne rastin tone me te diskriminuarit dhe me te padallueshmit kane qene shqiptaret e besimit ortodoks te cilet klasifikoheshin ne kete menyre vetem si greke.
...
Mbreteria e Greqise ne fakt nuk veproi ne te njejten menyre sikurse veproi Mbreteria e Serbise ne territoret e pushtuara rishtas gjate zhvillimeve te lufterave ballkanike. Ajo nuk shpalli ligje te jashtezakonshme dhe te ashpra per ta vendosur popullsine e vendeve te pushtuara ne Shqiperine e Jugut ne nje situate perjashtimore dhe kete e ka bere per te mos pranuar zyrtarisht se popullsia e Kosturit Follorines amerise Sulit Gjirokastres Korces nuk po llogarisim ne kete qasje popullsite e perziera te Janines Prevezes dhe Selanikut etj. nuk ishte popullsi jo greke. Por ushtria greke dhe autoritetet zyrtare qe e ndoqen pas operuan edhe ne Epir me te njejtat metoda shkombetarizuese qe operuan serbet ne Shqiperine Verilindore dhe Lindore. Une dua te sjell ne vemendje deshmine e bamireses angleze Miss Edith Durham e cila ne nje leter te dates 10 korrik 1914 deshmon nder te tjera masakren e vendit te quajtur Kodra ku mbi 200 persona te te dyja gjinive ishin copetuar ne pjese ne nje kishe. Madje Durham protestonte duke iu shprehur mikut te saj Nevinson se pavaresisht kesaj dhe nje numri rastesh te tjera plotesisht te provuara te shtazerise se pashpjegueshme dot Europa pa protestuar lejoi greket te perparojne e ripushtojne Korcen. 
Ne lidhje me Shqiperine e Jugut eshte vendi te shtrohet edhe nje pyetje a ka pasur ne kete rajon nje sentiment te perkatesise greke Duhet te saktesohet se pjesa me madhe e popullsise ortodokse te Shqiperise se Jugut perjashto fshatrat e Dropullit dhe nje pjese e Vurgut eshte e nacionalitetit shqiptar dhe shume pak vllah. Mirepo propaganda greke permes kishes ortodokse greke dhe shkollave greke ne kushtet kur turqit kembengulnin qe te gjithe ortodokset duhej ti frekuentonin keto institucione kishte bere qe pjese te paformuara mire te kesaj bashkesie ta konsideronin veten edhe greke. Si qeveria otomane ashtu edhe patriarkati grek kane qene te vetedijshem per rrezikun qe gjuha e bazuar ne etno-nacionalizmin perbente ndaj vazhdimesise se autoritetit te tyre mbi shqiptaret ndaj keto dy autoritete bene gjithcka ne dore te tyre per ti penguar shqiptaret nga mesimi i gjuhes se shkruar shqipe. Otomanet kishin urdheruar gjuhen turke si gjuhen e arsimimit ne shkollat e tyre shteterore ne Shqiperi dhe kishin ndaluar botimin e veprave ne gjuhen shqipe. Ndersa patriarkati perdori shkollat e veta per te ushqyer ndjenjat progreke ne mes studenteve shqiptare. Nga ana tjeter popullsia e krishtere e Shqiperise se jugut sistematikisht eshte ushqyer me shume kujdes prej shtypit grek me friken e masakrave te shqiptareve. Shtypi grek vazhdonte te propagandonte ne kete kohe se bandat shqiptare ishin duke pritur momentin e terheqjes se trupave greke per te plackitur fshatrat e Shqiperise se Jugut. Realisht kjo propagande kishte bere efektet e veta. Por rastet episodike nuk shprehnin gjendjen e vertete te vendit e sidomos te qendrave kryesore urbane te Shqiperise se Jugut. Per ta ilustruar gjendjen reale etnike ne Shqiperine e Jugut me duhet te citoj hollesisht nje raport te nje udhetari britanik te quajtur Mr. Lister i cili ndodhej ne Korce me 19 qershor 1914 ne shoqerine e Reverend Kristo Dako nje shqiptar i mirenjohur i ketij qyteti protestant ne religjion i lidhur me nje mision fetar amerikan dhe njekohesisht bashkeshorti i Miss Qiriazit e edukuar ne Robert College dhe themeluese e te pares shkolle shqipe. Lister shkruan Korca nacionalistet shprehen se eshte nje qytet i paster shqiptar. Njerezit te cilet nuk e njohin vendin mendojne se eshte nje qytet grek sepse pjesa me e madhe e popullsise i perket Kishes Orthodokse Greke dhe sikurse te gjithe te krishteret orthodokse shqiptare jane shkolluar ne shkollat greke. Megjithate ne kontrast me Korcen duhet te pranohet se greket nepermjet propagandes se tyre qe eshte e nje date te hershme kane nxitur nje numer me pak te arsimuarish te te krishtereve orthodokse ne zonat fshatare te flasin greqisht dhe ta konsiderojne veten greke prej races dhe kane ushqyer ndjenjat pro greke. Mr. Kousnetzis kryetar i Gjykates se Apelit ne Korce i cili eshte nje himariot pranoi se me shume se gjysma e banoreve te fshatrave orthodokse ishin nxitur keshtu te hiqnin dore nga kombesia shqiptare dhe ta therrisnin veten epirote. Ky pranim megjithate nuk i vendos ndonje baze pretendimeve greke ne te tilla krahinat sepse te krishteret si greke apo shqiptare ne simpatite e tyre jane gjithandej territoreve te diskutueshme ne nje minoritet ndaj popullsise se besimit islam. Deri edhe Himara nje krahine e cituar perhere si tipike greke kater nga shtate fshatrat e krahines jane myslimane .

ROMEO GURAKUQI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›