Rama Nuk e pranojme vendimin e Kolegjit Zgjedhor
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se Kolegji Zgjedhor shkeli edhe njëherë ligjin duke mos zbardhur vendimin e 3 Qershorit. Në daljen e tij publike Rama tha se Kolegji ka shkelur ligjin. Me tej ai vijoi se për këtë vendim, PS-ja është vendosur të vazhdojë betejen, duke kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtarë.
“S'mund të mbyllim sytë para këtij vendimi “, tha Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se ka skaduar afati. Kolegji Zgjedhor ende nuk ka dhënë asgjë të shkruar për vendimin e turpit të 3 ditëve më parë. Askush nuk e di arsyen. “Këtë institucion e detyron ligji të shprehë brenda 3 ditësh këtë vendim. Kolegji nuk e çan kokën as se kjo çështje i intereson opinionit publik dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Rama.
Lideri i PS-së bëri me dije se forca që ai përfaqëson ka dorëzuar një tjetër padi në Kolegjin Zgjedhor, në kuadër të betejës së tyre për rezultatin e Tiranës.