PD Rama te heqe dore nga presioni e shantazhi ndaj institucioneve
Partia Demoktratike, ka reaguar, menjëherë pas deklaratave të kreut Socialist Edi Rama, duke i bërë thirrje atij të respektojë institucionet e vendit. Nëpërmjet zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj, PD, bën me dije se është e vendosur të presë me durim vendimet e institucioneve të pavarura.
“Edi Rama ende nuk kupton. Megjithë detyrimin e çdo politikani por edhe thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për të respektuar pavarësinë e institucioneve kushtetuese demokratike të Shqipërisë,vendimet e tyre dhe shtetin ligjor,ai vazhdon çdo ditë me presione dhe kërcënime dhe deklaron se nuk njeh vendimet e tyre.”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Në të me tej vijohet se “Partia Demokratike i qëndron e patundur angazhimit të saj ,që të presë me durim dhe respekt vendimet e institucioneve të pavarura të vendit. Çdo përpjekje për të përbaltur proçesin dhe shumë më keq edhe për të kërcënuar Kolegjin Zgjedhor,është tërësisht e pavend dhe vetëm se bën të ditura e fakton motivet e vërteta të këtij qëndrimi absurd dhe agresiv”.
Mustafaraj tha se “Partia Demokratike duke i kërkuar z. Rama ,të heqë dorë nga shantazhi dhe presioni ndaj institucioneve të pavarura, dhe të pranojë funksionimin e shtetit ligjor, i drejton atij pyetjet: Përse ju z. Rama, nuk dëshironi numërimin e çdo vote? Përse z. Rama doni të mbysni zërin e qytetarëve? “