Ndreca Kolegji mori nje vendim profesional e ligjor

Kryesuesi i trupës e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca, që rrëzoi të premten e kaluar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste tha sot për programin shqip të Deutsche Welle se “Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe mbështetur në ligj.
“Situata zgjedhore pëson ndryshime dhe lindin fenomene, që kërkojnë zgjidhje” thotë Tom Ndreca, për programin shqip të DW.
"Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe të mbështetur në legjislacionin e Shqipërisë, kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi që akti normativ i KQZ nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore, atë të Tiranës dhe si i tillë nuk krijonte një normë për gjithë vendin. Akti normativ i KQZ për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar, pasi ai bëri vetëm korrigjimin e tabelave të KZAZ- ve të Tiranës," thotë Tom Ndreca.
Tom Ndreca nga Kolegji Zgjedhor mendon se “ thembra e Akilit” në procesin e numërimit është natyra partiake e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, KZAZ-ve.
“Procesi i numërimit po stonon, po zgjatet. Grupet e numërimit dhe nivelet e administrimit të këtij procesi nuk duhet të jenë partiake, duhet gjetur një formë tjetër, jo partiake, ndofta forma elektronike, si e kanë vendet e BE,” thotë Tom Ndreca.