E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rriten pagat dhe pensionet. Ka para, keqbërësit përhapin panik

RADHETiranë- Kreu i qeverisë në ikje, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë se pas rritjes së pagave me 11% do rrisë pensionet me 4%, e në fshat pensioni do të rritet 5%. Kryeministri tha se ka fonde për pagat e pensionet, por sipas tij keqbërësit po përhapin panik.

Berisha tha se qeveria e tij po mban premtimet. Teksa tha se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve duhej të merrej në qershor, por për shkak të shmagies së interpremitmit për zgjedhjeve u shty.

Kjo politikë konstante e jona, ky vendim do të merrej në qershor, por nuk u mor që të shmangej çdo lloj keqkuptimi të përdorimit të tij për qëllime elektorale. PD-ja dhe qeveria e saj u përmbahen disa parimeve shumë solide, të ndershme e të drejta, u shty pas zgjedhjeve për të shtyrë efektin e presupozuar elektoral të tijNë çdo vit kemi rritur rrogat dhe pensionet 2 deri në 4 herë më shumë se inflacioni dhe rritja është më e madhja e realizuar në këto vite në ndonjë vend. Ky vendim parashikon rritjen në masën 4% të pensioneve, për një numër prej 590 mijë personash, rriten pensionet e plota, të pjesshme e të reduktura, pensionet familjare, apo shtesat mbi pensionin e posacëm shtetëror. Me këtë rritje nuk do të ketë pension ndër 12 mijë e 24 lekë, ky është pensioni minimal në qytet. Në fshat, në rast se ka qënë 3 e 400 lekë, do jetë në 8 mijë e 232 lekë, pra rritet më shumë se dyfishi, rritja kësaj herë është rreth 5%, tha kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri tha se rritja e pensioneve pasohet nga ajo e rritjes së pagave minimale me 11%. Nga kjo rritje përjashtohen ministrat e deputetët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›