E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e grave, Eduard Halimi: Pranga elektronike për burrat e dhunshëm

HalimiTiranë- Nisur nga krimet e rënda të ditëve të fundit, ku viktima kanë qenë gratë, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetin e tij social, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe dënimin e autorëve me masën maksimale.

Duke iu referuar problemit të moszbatimit të urdhërave të mbrojtjes, Halimi shkruan se i ka sygjeruar drejtuesve të institucioneve përgjegjësie se ashtu si për ata që dënohen me provë, edhe burrat e dhunshëm të pajisen me GPS, apo ato që quhen pranga elektronike, të cilat do të indentifikojnë në polici këdo prej tyre që i afrohet shtëpisë së gruas që ka kërkuar mbrojtjen.

Si profesionist i se drejtes per me shume se 18 vjet, une e di se autoret nuk duhet te paragjykohen, apo fajesohen paraprakisht per krimin qe kane kryer. Ajo ka qene zgjedhje e tyre. Por  reagimi fillestar i duhur ndaj krimit nuk janë fajesimet, shpjegimet apo justifikimet, as edhe arsyet. Reagimi fillestar është kerkesa per nje dënim te ashper.  Dhe kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është çka viktimat dhe shoqëria  meritojnë. Pak jave me pare hyri ne fuqi paketa penale, me ashpra ndaj krimit, dhe ketyre qe kane ndodhur keto dite”,- shkruan Halimi.

Më tej ai thekson se ne si shoqëri ‘duam te sigurohemi se ai qe kryen nje krim te tille do te marre nje denim te ashper, jo sipas zgjidhjes se gjykatesit, as edhe lehtesive per cmenduri te avokatit apo prokurorit, por sipas nje denimi te ashper dhe proporcional sipas krimit te rende qe ka kryer. Pa i lene mundesi prokurorit, gjykatesit apo avokatit te kene hapesire, marzhe denimi,  por duke lene denime sa me te ashpra ne minimumin e tyre’.

Halimi shkruan ‘se ne kemi instaluar sistemin e monitorimit elektronik, prangat elektronike, prej disa muajsh. Ai po rezulton i sukseshem, dhe eshte nje nga sistemet me modern dhe me te avancuara ne Evrope. Ai e ka kaluar proven gjate kesaj kohe. Ndaj dhe i kam kerkuar dje disa drejtuesve te institucioneve te drejtesise qe ky sistem te aplikohet me gjere edhe ne urdherat e mbrojtjes. Sistemi garanton vendodhjen e subjektit me GPS me nje gabim prej vetem 2.5 m, standarti me i mire sot, dhe perdorimi i tij do te garantonte te gjithe ata qe marrin nje urdher mbrojtje te mos u afrohet asnje dhunues te nje distance te larget. Prekja e distances nga agresori, do te bente qe policia te neutralizonte brenda pak minutash cdo agresor eventual. Ndaj dhe dje kam folur me disa drejtues institucionesh te drejtesise dhe u kam kerkuar atyre qe aplikojne kete sistem edhe me gjere, si nje mase efektive ne parandalimin e ketyre krimeve.

Ekspertët e drejtësisë kanë kontestuar urdhërin e mbrojtjes kur edhe burri edhe gruaja jetojnë në të njëjtën shtëpi. Une  bie dakord me ta-shkruan Halimi- se eshte e papranueshme qe gjykatesit te japin urdhera mbrojtje per viktimat duke lene ne nje banese edhe viktimen dhe agresorin. Keto raste do te inspektohen edhe pse ndoshta nuk kane lidhje me keto ngjarjet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›