E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditet Formula 1, bosi Bernie Ecclestone i akuzuar për mitmarrje

berProkurorët gjermanë kanë akuzuar bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone për mitëmarrje.

Akuza ka të bëjë me një pagesë 44 milionë dollarë tek një bankier gjerman, Gerhard Gribkowsky i Bayern Landesbank. Ajo ishte e lidhur me shitjen e aksioneve në F1.

Z. Ecclestone tha se ai kishte paguar z Gribkowsky për të shmangur një hetim tatimor në Mbretërinë e Bashkuar në shitjen e Formula 1 në vitin 2006, por mohoi sepagesat ishin ryshfete.

Z. Gribkowsky u dënua me tetë vjet e gjysmë në burg në Mynih. Duke folur për ‘Financial Times’ të mërkurën, Z. Ecclestone ka thënë: “Unë kam folur vetëm me avokatët e mi dhe ata kanë marrë një aktakuzë. Është duke u përkthyer në gjuhën angleze”.

I pyetur se si ai u përgjigj me aktakuzën, ai ka thënë: “Është keqardhje ajo që ndodhi…”. Z. Ecclestone tha se ishte “e pashmangshme” që aktakuza të ishte dhënë: “Nëse dikush dëshiron t’u padisë, ata mund ta bëjnë këtë dhe ju duhet të mbroheni”,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›