Berisha: Rritja ekonomike për 2012-ën, 2.7%. FMN vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare
Berisha, Bumçit: Të nisë regjistrimi i klubeve për krijimin e ligës mbarëkombëtare
“Rritja ekonomike në Shqipëri është një histori suksesi”. Kështu deklaroi sot kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke iu referuar pikërisht vlerësimeve që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë zhvillimit ekonomik në vend. Duke pasur si kryefjalë të mbledhjes së radhës së qeverisë pikërisht ekonominë, kryeministrit Berisha evidentoi faktin se Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri ekonomike. “Rritja e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parafundit shënoi një rritje prej 2.7 për qind dhe kjo rritje përbën një sukses të madh të vërtetë, për të gjithë ata që kanë konceptet më elementare të ekonomisë, së rritjes së recensionit”, vlerësoi Berisha. Sipas tij, vendi ynë pati aftësinë shëndrimit të rritjes ekonomike në mirëqënënie dhe kjo pikërisht në sajë të modelit ekonomik që aplikon Shqipëria.
“Shqipëria renditet në vendin e 4 në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie. FMN në raportin e tij vlerëson qëndrueshmërinë e kësaj ekonomie. Ka patur sukses në politikën ekonomike dhe është pikërisht rritja ekonomike që solli rritje të pagave dhe pensioneve”, deklaroi Berisha.
Ndërkohë, nëse mbledhja e parë për këtë përkonte me hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH-së për makineritë, sot sipas Berishës, kalohet në një tjetër moment të rëndësishëm.
“Në grantin për ullirin dhe arrorët është e domosdoshme që në të përfshijmë agroturizimin, turizimin ekologjik”- tha kryeministri.
Por ndalur në zhvillimet ekonomike, shefi i ekzekutivit nuk harroi të ironizonte dhe modelin e lançuar nga kreu i PS, Edi Rama për këtë fushë. “Meqë ka maninë që ose të imitojë pikë për pikë ose të bëjë të kundërtën, tani ka zgjedhë për slogan të ecë mbrapa, se ne ecim përpara... Me taksën e Kolekës shkon drejt 45-ës, ashtu si dhe me agjencinë speciale dhe me të prapa që prapa shkon”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë që kryeministri shprehu bindjen e tij për të bërë realitet ligën mbarëkombëtare dhe për këtë ngarkoi ministrin Bumçi që të nisë puna në terren, për regjistrimin e klubeve në të gjitha rrethet. “Zhurmë vulgare internacionaliste, që nuk lanë mashtrim pa thënë se kjo nuk bëhet. Ne do ta bëjmë ligën kombëtare, rrethet të regjistrojnë klubet sportive kosovare. Të fillojë regjistrimi nga Gjirokastra deri në Kukës. U dashka të marrë leje Kukësi që të luajë me Prizrenin, ç’janë këto? Jam dakord që menkanizimi do financim ndaj do të caktojmë fondin për ligën mbarëkomëbtare të futbollit”, vuri në dukje Berisha.