E Diel, 1 Nëntor 2026

Philip Reeker: 2013-a, vit i rëndësishëm për Shqipërinë – zgjedhjet e qershorit të lira dhe demokratike

16-01-2013 / Gazeta 55

“Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker nga Brukseli ka thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira”

Philip Reeker është shprehur në Bruksel se 2013 është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë duke pasur parasysh se në qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend.
Ai është shprehur se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë.
Riker theksoi se zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira dhe të ndershme jo vetëm për Komunitetin Ndërkombëtar, por së pari për popullin shqiptar. “Qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek liderët e tyre”- është shprehur Reeker.
Sekretari i zyrës për çështjet e Europës dhe Euroazisë në Bashkimin Europian ka thënë se “Shqipëria ka bërë shumë progres gjatë këtyre viteve”.
Duke kërkuar që ky progres të konsolidohet, Reeker u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të votojnë ligjet për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›