E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rritja ekonomike u shnderrua ne mireqenie

Rritja ekonomike në Shqipëri është një histori suksesi. Kështu u shpreh sot kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke iu referuar pikërisht vlerësimeve që FondiMonetar Ndërkombëtar i ka bërë zhvillimit ekonomik në vend. 
Duke pasur si kryefjalë të mbledhjes së radhës së qeverisë pikërisht ekonominë, Kryeministrit Berisha evidentoi faktin se Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri ekonomike.
“Rritja e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parafundit shënoi një rritje prej 2.7 për qind dhe kjo rritje përbën një sukses të madh të vërtetë, për të gjithë ata që kanë konceptet më elementare të ekonomisë, së rritjes së recensionit”, vlerësoi Berisha. Sipas tij, vendi ynë pati aftësinë shëndrimit të rritjes ekonomike në mirëqënënie dhe kjo pikërisht në sajë të modelit ekonomik që aplikon Shqipëria. 
“Shqipëria renditet në vendin e 4 në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie. FMN në raportin e tij vlerëson qëndrueshmërinë e kësaj ekonomie. Ka patur sukses në politikën ekonomike dhe është pikërisht rritja ekonomike që solli rritje të pagave dhe pensioneve”, deklaroi Berisha. 
Ndërkohë, nëse mbledhja e parë për këtë përkonte me hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH-së për  makineritë, sot sipas Berishës, kalohet në një tjetër moment të rëndësishëm. 
“Në grantin për ullirin dhe arrorët është e domosdoshme që në të përfshijmë agroturizimin, turizimin ekologjik”, deklaroi Kryeministri. Por ndalur në zhvillimet ekonomike, shefi i ekzekutivit nuk haroi të ironizonte dhe modelin e lançuar nga kreu Rama për këtë fushë. 
“Meqë ka maninë që ose të imitojë pitë për pitë ose të bëjë të kundërtën, tani ka zgjedhë për slogan të ecë mbrapa, se ne ecim përpara. Me taskën e Kolekës shkon drejt 45-ës, ashtu si dhe me agjencinë speciale dhe me të prapa që parapa shkon”, u shpreh Berisha. 
Ndërkohë që Kryeministri shprehu bindjen e tij për të bërë realitet ligën mbarëkombëtare dhe për këtë ngarkoi ministrin Bumçi që të nisë puna në terren, për rregjistrimin e klubeve në të gjitha rrethet. 
“Zhurmë vulgare internacionaliste, që nuk lanë mashtrim pa thënë se kjo nuk bëhet. Ne do ta bëjmë ligën kombëtare, rrethet të regjistrojnë klubet sportive kosovare. Të filloje regjistrimi nga Gjirokastra deri në Kukës. U dashka të marrë leje Kukësi që të luajë me Prizrenin, çjanë këto. Jam dakord që menkanizimi do financim ndaj do të caktojmë fondin për ligën mbarëkomëbtare të futbollit”, vuri në dukje Berisha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›