Vlorë, gjyqtarja penale sulmohet me acid në fytyrë, nisin hetimet

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Mjeku kirurg:Ka djegie në sy e gojë Gjykata e Lartë: Akt i rëndë /KLD:Do zbardhet
TIRANE- Një gjyqtare penale e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës u sulmua me acid në fytyrë në mes të rrugës, nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “28 Nëntori” ku gjyqtarja, Mirela Mishgjoni, banonte.
Lajmi në redaksinë e Tv A1 Report mbërriti rreth orës 10: 30 minuta në një kohë që Ministri i Brendshëm po transmetonte Live në më shumë se një media televizive rezultatet e suksesshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe mbrojtjes së rendit e sigurisë për vitin 2012.
SULMI
Rreth orës 00 90 të paradites së sotme, agresori përfitoi nga momenti kur gjyqtarja 40 vjeçe, po dilte nga shkallët e pallatit në banonte në lagjen “28 Nëntori” për të shkuar në punë. Një person, pa maskë dhe me trup të gjatë i ka dalë para dhe më një shishe në dorë e ka spërkatur gjyqtaren në pjesën e fytyrës si dhe në rrobat në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas është larguar pa u diktuar nga banorët e lagjes. Mendohet se gjyqtarja ka bërë rezistencë me agresorin.
GJYQTARJA NE SPITAL
Menjeherë gjyqtarja është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e shpejtë. Mjeku kirurg Aldo Vangjeli deklaron se gjyqtarja u paraqit me plagë djegieje me acid sanitar shtëpie dhe se ka djegie në syrin e majtë dhe në gojë.
“Pacientja ka djegie në pjesën e fytyrës, kryesisht të lehta. Po ashtu acidi ka shkuar dhe në syrin e majtë i cili presim brenda 24 orëve të shohim ndonjë përmirësim, por ajo që është më shqetësuesë eshtë brendësia e gojës ku në zonën e ezofagut , acidi ka depërtuar dhe ka sjellë dhe një keqësim të organit të frymëmarrjes."- shpjegoi mjeku kirurg maxilofacial pranë repartit kirurgjik të Spitalit të Vlorës, Aldo Vangjeli.
Mjeku kirurg tha se gjyqtarja po mjekohet çdo 15 minuta dhe nuk është e nevojshme të dërgohet në Tiranë. “Pacientja nuk ka rrezik për jetën, por nuk mund të përjashtohen pasojat. Brenda 24 orësh do të shikohet reagimi i lëkurës” - tha më tej mjeku Vangjeli.
(Në foto mjeku Aldo Vangjeli)
POLICIA: SULMI MUND TE KETE LIDHJE ME DETYREN
Me tu njoftuar policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore si dhe për të marrë ndonjë dëshmi të mundshme. Një grup hetimor po punon për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që për momentin mendohet se janë për shkak të detyrës. Gjyqtarja ka deklaruar se nuk e njihte agresorin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)