Berisha: Rritje konstante të pagave dhe pensioneve
"Ne nuk heqim dorë nga rritja e rrogave dhe pensioneve dhe ju garantoj se kjo është një politikë konstante e jona", u shpreh Berisha.
“Ne ju përmbajtëm platformës 'qeveri e vogël' dhe kjo bëri që ne të kemi mundësi të rrisim rrogat e pensionet. Po ku i marrim këto para? Në radhë të parë ua marrim burokratëve. Ua hoqëm veturat, ndërkohë që një shofer i tyre kushtonte 19 mijë dollarë në vit. Dhe ne i lehtësuam shpatullat e qytetarëve, duke i përdorur këto para të gjitha për rritje rrogash e pensionesh", tha z. Berisha. Duke u ndalur tek gjendja ekonomike e vendit, kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi e madhe, por është një ekonomi e fortë entuziaste, dinamike, e vetmja ekonomi në Evropë që nuk u përkul nga kriza.
"Këtë nuk e them unë, por e thotë mbarë shtypi botëror. Këtë e tha tre ditë më parë dhe FMN dhe të gjitha institucionet me të cilat qeveria bashkëpunon ngushtësisht. Pse ekonomia shqiptare ia doli që në kulmin e krizës të ketë rritjen më të madhe në Evropë? Rritja jonë ekonomike erdhi, sepse ne kemi sistemin fiskal më të lehtë në Evropë, kemi barrën fiskale më të ulët për bizneset se çdo vend tjetër i Evropës. Rritja jonë ekonomike rezistoi, sepse ne kemi bërë që me reformat tona, qytetarët shqiptarë të paguajnë për rrogëtarët e tyre më pak se të gjithë qytetarët e Europës", nënvizoi kreu i Qeverisë nga Elbasani.