Meta takon Jeremiç: Marrëdhënie të mira,por i ndan Kosova
Si parin e vizitës së tij, Meta e ka nisur me homazhe pranë varrit të ish-kryeministri Zoran Xhinxhiç, i vrarë nga nacionalistë serb.
Në konferencën për shtyp me Jeremiç, Meta u shpreh për një erë të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Gjithashtu është rënë dakord për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. “Së bashku kemi nënshkruar sot Protokollin e Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme, i cili afirmon bindshëm forcimin e mëtejshëm, thellimin dhe ngritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, të bazuara në vlera të përbashkëta, paqe dhe prosperitet, si një kontribut të përbashkët për të ardhmen evropiane të vendeve tona dhe të rajonit”, theksoi Meta.
Një temë tjetër e diskutimeve ishte edhe Kosova, ku Meta theksoi se dy vendet ndajnë pozicione krejtësisht të ndryshme. “Për sa i përket Kosovës, Qeveritë tona kanë pozicione qartësisht të ndryshme. Por, nga ana tjetër, kemi rënë dakot se e ardhmja e mbarë rajonit është në gjirin e Bashkimit Evropian, duke mos lënë pas askënd”, tha Meta.
Përveç Kosovës, Jeremiç i ka kujtuar kryediplomatit shqiptar se ekziston edhe një çështje tjetër, ajo e një minoriteti serb në Shqipëri, gjë për Metën kjo kërkesë do të verifikohet, pasi deri më tani nuk është regjistruar ndonjë minoritet i tillë në vendin tonë.