E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, vriten me armë dy të rinj

Një 23-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e shkuar në Mamurras.
Ersid Rama, është qëlluar me plumba rreth orës 22:45, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Bashkë me viktimën, ka mbetur i plagosur edhe një 27-vjeçar, i identifikuar si Berti Seiti.

Ersid Rama ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa 24 - vjeçari Seiti nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spital.

Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se dy të rinjtë u qëlluan brenda në makinë.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›