Berisha: Rruga e Arbrit, zgjidhet ceshtja e financimit
Kryeministri Sali Berisha beri te ditur dje se ceshtja e financimit per ndertimin e Rruges se Arbrit eshte drejt zgjidhjes. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kreu i qeverise shprehet se nje prej kompanive me te medha kineze te ndertimit ka dhene oferte te leverdisshme per ndertimin e ketij projekti te rendesishem, te cilin ai e cileson si rruga e dyte e kombit. “Zgjidhet financimi dhe ndertimi i plote i Rruges se Arbrit! Rruges se dyte te Kombit! Te dashur miq, pas mbi nje vit tratativash me autoritetet kineze, kompania e ndertimit Nr.1 ne Kine, por dhe ne bote CSCEC, paraqiti nje oferte per ndertimin e plote te 27 km te Rruges se Arbrit qe kane mbetur pa ndertuar, perfshire ketu tunelin e Qaf Murrizit dhe Uren e Vashes”,- shprehet kreu i qeverise. Berisha paraqet dhe opsionet qe kompania kineze ka ofruar per ndertimin e ketij aksi te rendesishem rrugor. Varianti i pare eshte qe kompania te beje vet financimin e ndertimit te rruges me koncesion. “Kompania do beje vete financimin e plote (koncension) ose te pjesshem te ndertimit te rruges me nje kredi qe qeveria kineze i akordon asaj per kete veper”,- shprehet Berisha. Ndersa nje tjeter variant eshte ai i bashkefinancimit ne ndertim. Kryeministri vlereson se ofertat per financimin e ndertimit te kesaj rruge jane te leverdishme. Ajo qe e ben me te leverdishme kete oferte eshte mos rritja e borxhit publik. “Sipas nje opsioni tjeter, qeveria shqiptare mund te behet bashkefinancuese me shumen 70 milione euro. Ne te dy rastet pala shqiptare duhet te marre persiper pagesen e pervitshme te fitimit te munguar nga trafiku per vitet e nxjerrjes se investimit nga kompania. Oferta, ne cdo aspekt, eshte shume e leverdisshme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazen e saj, sipas ligjit do hapet se shpejti tenderi nderkombetar”,- shprehet kryeministri, Sali Berisha. Ne komentin e tij, Berisha ndalet dhe ne efektet qe sjelle ndertimi i Rruges se Arbrit, jo vetem per banoret e zones, por edhe per afrimin mes Tiranes dhe kryeqytetit te Maqedonise, Shkupit. “Rruga e Arbrit eshte rruga e dyte e kombit. Me ndertimin e tunelit te Murrizit distanca midis Shkupit dhe Tiranes shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopise, Bulqizes dhe Tiranes behet perkatesisht 60 dhe 30 minuta”, shprehet kryeministri Sali Berisha ne komentin e tij. Ndertimi i Rruges se Arbrit ishte nje nga premtimet kryesore te qeverise se Partise Demokratike per Qarkun e Dibres.