E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Perspektive e re per investimet italiane ne vend Nga Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i sheh marredheniet mes Shqiperise dhe Italise ne nje perspektiv te re zhvillimi ekonomik, pas marrjes se pushtetit nga qeveria e majte. Gjate qendrimit te tij ne Itali, kreu i PS-se ka zhvilluar nje sere takimesh me politikane italiane. Rama eshte takuar me kreun e qeverise se Italise, Enriko Leta. Sipas zyres se shtypit te PS, “temat kryesore te bisedes mes Kryeministrit te zgjedhur Rama dhe Kryeministrit italian, Letta ishin forcimi i bashkepunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane ne Shqiperi si edhe mbeshtetja qe vendi fqinj do i jape kerkeses se Shqiperise per t’u anetaresuar ne Bashkimin Europian”. Vec takimit me Kryeministrin italian, Rama u takua me ministren e Jashtme Ema Bonino, ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, ish- kryeministrin Xhuliano Amato dhe ish-kryeministrin Masimo D'Alema. Ne nje prononcim dhene per mediat, Rama u shpreh se brenda 4 viteve te ardhshme do te kete nje realitet te ri italo-shqiptar. “Fonacioni italian Europei eshte nje stacion i pashmangshem per mua, per ne socialistet shqiptare ku gjejme gjithmone deren e hapur dhe dy miq te medhenj te Shqiperise Masimo D’Alemen dhe Giuliano Amaton me te cilet kemi folur per te ardhmen, per ndihmen qe kerkojme, per eksperiencen qe mund te na vene ne dispozicion dhe per burimet njerezore te pacmueshme qe mund te gjejme fale tyre ne menyre qe jo thjesht marredheniet mes Shqiperise dhe Italise te shkojne nje hap me tutje por qe qeverisja jone, qe politikat tona, qe sidomos hapja e nje perspektive te re per investimet italiane ne Shqiperi te kthehen brenda kater viteve te ardhshme ne nje realitet te ri shqiptar”,- u shpreh kreu i PS-se. Ndersa ministrja e Jashtme e Italise, Emma Bonino, u shpreh pas takimit me Ramen mes dy vendeve do te kete nje fillim te ri te miqesise dhe te perspektives per integrimin ne Bashkimin Europian. “Jam shume e kenaqur qe pata kete mundesi te shoh mikun tim Edi Rama ne kete detyre te re. Njihemi ne ulje-ngritjet e politikes prej shume vitesh dhe besoj qe se bashku mund te vendosim themelet e nje fillimi te ri, nje fillimi te ri jo te miqesise mes vendeve tona, por nje fillim te ri mendoj per Shqiperine, ne rrugen e saj drejt Europes. E, besoj ndihma se Italise mund te jete vertete frytdhenese, si per ne ashtu edhe per shqiptaret. Nje rinisje e vertete per ne ne nje rruge te veshtire, po me shume shpresa”,- u shpreh Bonino. Ish-kryeminister dhe president i Fondacionit “Italiani Europei” Massimo D'Alema vleresoi zgjedhjet ne Shqiperi dhe u shpreh se procesi e afron me shume vendin drejt Bashkimit Europian. “Jemi shume te nderuar qe Kryeministri i ri i Shqiperise ne pritje te marrjes se detyres se tij ka vendosur per te bere ketu udhetimin e tij te pare te rendesishem jashte kufijve. Ketu, per te takuar miq. Miq, te cilet prej shume vitesh kane pasur fatin te punojne me te, me Shqiperine dhe qe pershendesin suksesin elektoral te Edi Rames dhe te socialisteve si nje kthese te madhe qe e afron Shqiperine me Europen dhe qe hap nje perspektive mjaft me te pershpejtuar ne bashkepunim edhe me Italine”,- u shpreh D'Alema.

Berluskoni: Italia gjithmone e ka pare Shqiperine si vend mik

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama zhvilloi gjate vizites ne Itali dhe nje takim me ish-kryeministrin, Silvio Berluskoni. Ne prononcimin e dhene pas takimit, Berluskoni u shpreh se Italia e ka pare gjithmone Shqiperine si nje vend mik. Ai shtoi se shpresonte nje bashkepunim te drejtperdrejte me Shqiperine per shtimin e investimeve italiane. “Pata kenaqesine e madhe te pres ketu kryeministrin qe e admiroj prej kohesh, duke pasur mundesi ta njoh qe ne te kaluaren. Jam i sigurt qe do sjelle per Shqiperine nje fryme te re, nje fryme hapjeje drejt se ardhmes bashke edhe me nje mbeshtetje nga ana e Italise qe gjithmone e ka pare Shqiperine si nje vend mik ku dime jane mjaft qytetare qe flasin italisht dhe ku do na pelqente qe mjaft sipermarrje tonat te kishin seline e tyre”,- u shpreh Berluskoni. Ai u shpreh se gjate takimit ka folur per nje bashkepunim te drejtperdrejte mes dy vendeve. “Ne kete bisede kemi vendosur mundesine e bashkepunimit te drejtperdrejte. Tashme, do nisim te procedojme ne menyre te tille qe te behen konkrete dhe qe te mund te amplifikohen vertete keto raporte bashkepunimi dhe miqesie”,- u shpreh ish-kryeministri, Silvio Berluskoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›