Bylykbashi: Hapja e kutive, mesim per horrat e zgjedhjeve
Eksperti i ceshtjeve zgjedhore, Oerd Bylykbashi shprehet se vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rinumerimin e votave ne Qarkun e Lezhes, do te beje transparence te plote per ate qe ka ndodhur ne kete qark gjate zgjedhjeve. Ne nje prononcim per televizionin “Klan”, Bylykbashi shprehet se hapja e kutive do te jene nje mesim qe u jepet atyre qe ai i quan si horra te zgjedhjeve. “Ne kendveshtrimin tim jemi para nje vendimi i cili do te lere gjurme, besoj ne administrimin e zgjedhjeve nga sot e tutje. Do t’i jap nje mesim te madh politikes, shqiptareve, administratoreve zgjedhor dhe te gjithe atyre qe une ne vitin 2009 i kam quajtur horrat zgjedhore”,- tha Bylykbashi. Ai u ndal dhe ne numerimin e 10 kutive te para te votimit ne Qarkun e Lezhes, duke e cilesuar si prove qe faktonte menyren e manipulimit te rezultatit zgjedhor ne kete qark. “Numerimi i atyre 10 kutive eshte prove sesi ky rezultat, keto zgjedhje, kjo fitore e Partise Socialiste eshte e bazuar tek parate e trafiqeve dhe droges. Motoja e nje lideri politik si Edi Rama eshte te fitoje me cdo kusht. Ai i hapi deren te gjithe te keqes qe te futej ne procesin zgjedhor”,- tha Bylykbashi. Eksperti zgjedhor eshte ndalur dhe ne deklaratat e perfaqesuesve te PS ne Komisionin Zgjedhor, te cilet deklaruan se do te bejne padi penale ndaj anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe votuan hapjen e kutive. “Reagimi i PS sot (dje) ne seance dhe nga deklarimet qe jane bere nga selia e PS eshte vertete interesant per tu analizuar me kujdes. Nje reagim nervoz, ai i nje personi qe u kap me presh ne duar dhe qe ka hallin te mos dale akoma me keq”,- thote ai. Bylykbashi ben krahasimin dhe me qendrimin qe ka mbajtur PS-ja ne vitin 2009 per hapjen e kutive dhe deklaratat qe behen keto dite nga Partia Socialiste. “Ne vitin 2009, PS kerceu menjehere dhe kerkoi vetem rinumerim pa paraqitur asnje prove. Gjykata atehere i dha pergjigje dhe i tha qe nese ti nuk ke asnje prove nuk mund te shkosh me tutje. Diferenca me zgjedhjet ne Lezhe eshte madhe, kemi ndryshim themelor. Jemi para 10 qendrave te votimit ku rezultati eshte manipuluar ose duke ndryshuar procesverbalet, ose aq me keq, duke i manipuluar qe ne fazen e numerimit. Sot po dalin prova, ndoshta do te dalin prova te tjera me te renda, te cilat do te konfirmojne shkeljet e bera. Nuk ka rendesi, mandati mund te kthehet ne krahun tjeter, ose mund te qendroj keshtu sic eshte. Ajo qe duhet te dale perfundimisht eshte e keqja qe ka kapur rrenjen e procesit zgjedhor qe eshte numerimi. Neve duhet qe nje here e mire kete te keqe ta crrenjosim”,- shprehet Oerd Bylykbashi.
ANKESA
PS kerkon verifikimin e listave te votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi te pranoje kerkesen e PS-se per verifikimin e listave te zgjedhesve ne zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas ankeses se PS-se, gjate dites ne listat e qytetareve qe kane marre pjese ne votime figurojne qytetare qe jane emigrante ne vendet te ndryshme dhe qe kane votuar ne Qarkun e Lezhes. PS pretendon se keta zgjedhes nuk kane ardhur ne Shqiperi dhe vota eshte hedhur ne emer te tyre nga anetare te komisioneve zgjedhore. Perfaqesuesit ligjor te PS-se thone se 50 firma jane hedhur nga e njejta dore ne nje qender votimi. KQZ kerkoi dje nga Ministria e Brendshme qe te verifikoje listat e zgjedhesve te qendres se votimit 0907 ne Qarkun e Lezhes.