E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE thirrje opozites Bashkepunim per integrimin

Bashkimi Evropian i ben thirrje politikes shqiptare te zgjidhe ngercin politik permes dialogut dhe bashkepunimit. Ambasadori hungarez ne Tirane Sandor Molnari vendi i te cilit kryeson presidencen e BE-se deklaroi dje se zgjedhjet lokale jane ne hap i rendesishem per te treguar arritjen e standardeve. Ai shtoi me tej se duhet bashkepunim per proceset integruese. Molnari tha se Hungaria mbeshtet pa rezerva zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit. Ai theksoi me tej se e rendesishme per Shqiperine eshte qe ne vitin 2011 te marre statusin e vendit kandidat.

Bashkimi Evropian i ben thirrje politikes shqiptare te zgjidhe ngercin politik permes dialogut dhe bashkepunimit. Ambasadori hungarez ne Tirane Sandor Molnari vendi i te cilit kryeson presidencen e BE-se deklaroi dje se zgjedhjet lokale jane ne hap i rendesishem per te treguar arritjen e standardeve. Ai shtoi me tej se duhet bashkepunim per proceset integruese. Molnari tha se Hungaria mbeshtet pa rezerva zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit. Ai theksoi me tej se e rendesishme per Shqiperine eshte qe ne vitin 2011 te marre statusin e vendit kandidat. Lidhur me prioritetet e tjera te presidences hungareze Molnari deklaroi se ato jane mbyllja e negociatave te anetaresimit me Kroacine forcimi i ekonomise evropiane aspekti social lufta kunder krimit te organizuar dhe atij kompjuterik. Ne te njejten linje bashkepunimi ka folur dhe kreu i delegacionit te Komisionit Evropian ne vendin tone Ettore Sequi.

Apeli i BE-se

Gjetja e zgjidhjes per kete ngerc politik ne Shqiperi arrihet vetem me ane te dialogut politik. Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte bota e demokracise. Jam i bindur qe zgjedhjet do te behen sipas kohes dhe vendit te programuar. Jam i bindur se forcat politike shqiptare do bashkepunojne dhe se zgjedhjet do te zhvillohen sipas standardeve - deklaroi dje Molnari. Ai komentoi dhe mundesine e zgjedhjeve te parakohshme nje kerkese e dites tashme per opoziten. Per sa i perket zgjedhjeve te parakohshme eshte nje ceshtje per te cilen duhet rene dakord. Me aq sa shoh une kjo eshte nje kerkese e njeanshme e opozites dhe nuk shoh te kete nisur dialog mbi kete ceshtje - tha Sandor Molnari. Lidhur me procesin e integrimit te Shqiperise ambasadori i Hungarise ne Tirane tha se nevojitet mobilizim i te gjitha paleve. Ajo qe eshte teper e qarte per mua eshte se procesi i integrimit eshte teper i veshtire dhe ashtu sic e thashe me pare kerkon mobilizimin e forcave me te mira per te ecur para. Shtetet e ndryshme nuk aplikojne se ky proces eshte i lehte por sepse me ane te aplikimit tregojne nje mase angazhimi drejt BE-se. Po ju pyes juve i drejtohet gazetareve Cfare eshte Evropa Evropa eshte nje sistem i perbashket i disa vlerave qe e ndajne te gjitha shtetet bashke. Dhe Shqiperia kerkon mobilizimin e te gjithe forcave me te mira per te ecur para - tha ai. Edhe shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi ambasadori Ettore Sequi tha dje se procesi i integrimit te Shqiperise eshte teper i veshtire dhe zgjedhjet e ardhshme jane test teper i rendesishem per maturine politike te Shqiperise. Sequi theksoi dhe rendesine e reformes zgjedhore. Ka sfida te medha perpara nje prej te cilave ka te beje me reformen zgjedhore dhe dialogun partiak gjera te cilat do te cojne ne aprovimin konsensual te reformave aq te nevojshme- nenvizoi ambasadori Ettore Sequi. Ai shprehu besim ne arritjet e Shqiperise. E dime qe jeni ne gjendje te arrini gjera te veshtira. Dhe une kam besim se Shqiperia dhe ju do keni mundesine te mobilizoni energjite me pozitive per te perballur sfidat e veshtira qe keni perpara - theksoi Sequi. Sipas tij avantazhet ekonomike politike dhe shoqerore jane teper te qarta dhe vendet qe duan te marrin anetaresimin ne BE duhet ti marrin seriozisht. Besoj se klasa politike shqiptare do te beje nje reflektim dhe te marre seriozisht 12 prioritet e caktuara- tha Sequi duke shtuar se angazhimi per integrimin ne BE eshte pergjegjesi e perbashket. Duke iu pergjigjur pyetjes se gazetareve mbi videopergjimin Molnari tha se Aludimet mbi korrupsion te hetohen me kujdes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›