E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: SHBA-të kanë bërë më shumë se çdo vend tjetër për lirinë e shqiptarëve

Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Mirditë me mbështetësit e tij, organizuar nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Zoti Berisha, në fjalën e tij, u shpreh se realizimet më madhore në këto vite, në raport me SHBA-të, janë të lidhura me PD. Sipas tij, shqiptarët  i janë mirënjohës SHBA-së, që ka bërë më shumë se çdo kush tjetër për lirinë e shqiptarëve.

 “Në 30 vite, realizimet më madhore në marrëdhëniet me SHBA-të janë të lidhura me qeverinë e PD. Ne zotohemi që, siç shënuam kulmet e marrëdhënieve që lamë, kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen.”, tha Berisha.

Sipas tij, marrëdhëniet kanë një histori vetëm pozitive.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›