E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Dosja I.M”, kryeparlamentarja Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kam zbatuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në përgjigje të deputetit të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se nuk ka shkelur asnjë ligj, në lidhje me “Dosjen I.M”, por ka zbatuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Zoti Vasili ka kërkuar informacion për shkresat Autoritetit të Dosjeve, ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, duke akuzuar Nikollën për shkelje të ligjit.  

“Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, i’u përgjigj Nikolla, Vasilit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›