E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dosjet e Sigurimit, Balla: PS do të mbështesë çdo ndryshim në Kod. PD të reflektojë, të mbajë fjalën

Çështja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ka qenë sërish sot në epiqendër të debatit në Kuvend. Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili pasi deklaroi se nuk mund të ketë debat kur ka ndryshime qeverie, praktikë kjo e zbatuar nga të gjitha parlamentet, madje edhe kur zoti Alibeaj u bë ministër, kërkoi mbështetjen e PD-së për ndërhyrjet ligjore të kërkuara nga Autoriteti i Dosjeve.

 “Ju ftoj që të gjeni një rast të vetëm, që kur ka pasur ndryshime të pjesshme në qeveri, të jetë zhvilluar debat. Edhe në 2007, kur Alibeaj zëvendësoi Rusmailin, unë kërkova debat dhe kryetarja e asaj kohe dha sqarim se s’ka debat”. Kjo është e mbyllur. Sa i përket çështjes së një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, nuk është çështje procedure. Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi, të kemi një debat dhe reflektim serioz. Ngjitja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, shërbim terrori, në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim urgjent nga ky parlament, në mënyrë të mëhershme. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Ata kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi, e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula, si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste! Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore. Shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›