E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sa të jetë PD në pushtet s’ka rritje taksash

04-04-2013 / Gazeta 55

Premtimi i kryeministrit në panairin e punës: Synimi për katër vitet e ardhshme, 6 miliard dollarë investime direkte


“Sa të jetë PD në pushtet s’ka rritje taksash”. Ka qenë ky premtimi i bërë nga kryeministri Sali Berisha në panairin e punësimit për të inkurajuar biznesin. Kriza globale i faktoi se ka të drejtë e nuk do të veprojë pamend. “Ata që kërcënojnë rikthimin e taksave të larta janë pamend sepse harrojnë se cili është qëllimi i rritjes së taksave për investitorët. Rritja e taksave është shkatërrimi i qindra mijëra vendeve të punës, është dekurajimi i entuziazmit të investitorëve dhe uljen e besimit të tyre. Ju garantoj se për sa kohë do të votoni Partinë Demokratike dhe këtë qeveri do të ketë vetëm ulje të vazhdueshme të taksave dhe tarifave dhe kjo me qëllimin e vetëm për nxitjen e punësimit, rritjen ekonomike dhe të punësimit të qytetarëve”- theksoi ai. Kreu i qeverisë shpreh siguri se terrenin e ka përgatitur, ndërsa paketa fiskale ia jep garancinë. Prandaj për katër vitet në vijim shpalosi synimin më ambicioz të qeverisë së tij: “6 miliardë dollarë investime direkte”. Dhe gjithçka për të krijuar më tepër hapësira për punësim. “Është rritur punësimi, por nuk jemi të kënaqur, rritje e madhe katër vitet në vijim”- vijoi shefi i qeverisë. Deklaratat kryeministri i bëri në panairin e punës ku rreth 100 biznese ofrojnë mundësi punësimi për 1200 persona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›