E Shtunë, 31 Tetor 2026

This is a Kryevepër of Doktori

04-04-2013 / Nga Edison Ypi

Ngado që ta shohësh dhe sido që ta molloisësh afrimin e Ilir Metës me Edi Ramën, në fund fare s’ke çfarë të bësh asgjë tjetër veçse të bindesh se është një kryevepër që të lë me gojë hapur.
Ka katër vite që disa demokratë të çuditshëm bëjnë dëngërr-mëngërr qosheve duke u qarë; Ç’punë kemi ne demokratët dhe partia jonë me Ilir Metën, Ilir Meta është i kuq, ne jemi blu, etj. etj. Këta demokrata që ankohen në këtë mënyrë për diçka më se të natyrshme në një demokraci funksionuese nuk kanë haber nga aritmetikat elektorale që bëjnë hatanë po nuk dite se për kë po voton, që të fusin në varr po nuk votove me mendje në kokë.
Tani që Ilir Meta iku, Bujrum demokratë të qosheve që ngaqë hani bythë turtulli s’rreshtni së foluri, po tani që Ilir Meta iku, çfarë keni për të thënë? Me gjasa s’keni asgjë për të thënë, të paktën deri sa të merrni veten duhet të qetësoheni. Përndryshe, nëse edhe tani që ilir Meta iku do vazhdoni të dërdëllitni, ta dini se nuk jeni demokrata, jeni klysha kurvi. Frikësohuni nga ajo që ndodhi. Është një kryevepër që j’u zbulon rracën.
Ka plot katër vite gjithashtu që edhe nga krahu tjetër i politikës, një numër goxha i madh fanatikësh kritikojnë Ilir Metën pse iku te Berisha. Edhe këta mjau-mjau nëpër kafenera, s’lanë llaf pa thënë për Ilir Metën. Që ishte i kuq e u bë blu. Që ra në prehrin e bejlerëve dhe agallarëve, kuislingëve dhe tradhtarëve, dhe të tjera broçkulla të kuqe sa të duash. Epo mirë o kuqalashë, ja ku Meta e korrigjoi gabimin dhe erdhi atje ku ju e doni. Tani që e korrigjoi gabimin dhe juve j’u plotësua dëshira, s’keni më asnjë arsye pse të mos ndjeheni të qetë. Por mund të ndodhi edhe që të mos qetësoheni. Ama po nuk u qetësuat del që nuk i keni pasur sinqerisht ato që keni thënë për Ilir Metën, dhe rrjedhimisht nuk jeni të kuq, por të zinj. Një fakt që zbulon bojën, është një kryevepër, apo jo? Shiheni Kryeveprën dhe qetësohuni. Është i qartë për të gjithë qefi juaj i pakufishëm për të vjedhur. E provuat kur e mbajtët tetë vite pushtetin dhe s’bëtë asgjë tjetër përveçse vodhët. Tani që, si j’u duket juve, punët e mëdha mbaruan, dhe pare për të tjera punë s’ka, mund të vidhni lirshëm përsëri. E di ç’keni? Një rrugë (eh që s’na u ndanë këto rrugët) e dy punë. Në mënyrë që të qartësoheni në lidhje me lëvizjen e Metës, njëra, dhe e dyta, që të ftilloheni në lidhje me vjedhjen, hidhini një sy Kryeveprës.
Ky pastrim i beftë i fushës, shoqëruar me një qartësim të pamjes, me siguri do sjellë në vete edhe shumë të tjerë.
Mes tyre ushtrinë shakatore haxhiqamiliste shakatarraqe pa uniforma me dyfek druri lidhur me gjalmë, që janë pordhologët e të gjitha ngjyrave.
Të largëtit, Faik Konicat dhe Fan Nolët e emigracionit së pari. Ata qyfyrexhinjtë që ende mbahen për Rilindas zjarrndezës kur ndërkohë zjarri është ndezur e fikur me qindra herë e tani s’ka mbetur as hi’ as tymi, dërrdëllitësit e klubeve të përtej oqeanit që mburren se gjatë kohës së kurvit bënë gjënë më heroike që mund të bëhej, shkruajtën skeçe estradash për të vjellë, po ata, a u qetësuan vallë pas lëvizjes së Metës?! Janë larg. Shpejtësia e zërit është shumë më e vogël se shpejtësia e dritës, duhet të presim ta marrim vesh si e kuptuan Kryeveprën. O shakaxhinj të përtejdetit që pini Uiski dhe vetja u duket, njërit si Lasgushi, tjetrit si Vaso Pasha, dëgjoni; Po nuk u qetësuat edhe tani para kësaj Kryevepre, fanolër e faikkonicër jo e jo, por nuk jeni as njerëz, jeni derra.
Mes pordhologëve, s’duhen harruar kurrsesi langaraqët online, urithat e blogjeve. Ata që megjithse nuk ikin kurrë në ndonjë katund, si pehlivanë të llafeve që janë, dinë gjithçka edhe për skutat më të errëta të Shqipërisë. Ata që miletin e Internetit e gënjejnë çdo ditë me gënjeshtra dhe shpifje nga më të çmendurat. Ata që u kanë nxjerrë gjumin llojlloj larvave të diktaturës, kryesisht spiunave të kurvit duke i yshtur t’i ringjallin duke i bërë aktivë përmes reagimeve me pseudonime. Hidhini ore burrat e Eterit të Cyber-it një sy Kryeveprës psycho-neuro-numerike-endokrinologjike dhe keni për të parë sa të qetë do ndjeheni, dhe sa i pështirosur do tu duket spiunllëku që po ushtroni, dhe sa të neveritshme pseudonimet që përdorni. Se, si shqiptarë që jeni, duhet tashmë edhe ju të bini rehat e të mos vuani tërë jetën. Se na shurdhuat ore duke na thënë se 200 % e shqiptarëve do arrijnë 800 % të fitores. Gjë kjo që në tablonë pa Ilir Metën pranë Partisë Demokratike bie paksa ndesh me nevojën e ngutshme të Ramës edhe për 1 deputet të vetëm, edhe për gjysëm ministri, edhe për çerek nëpunësi.
Nuk duhen harruar në asnjë mënyrë utërit e banaqeve. Duhet të qetësohen edhe ata trima me penë e pallë. Ata delirantë që me duar e me këmbë bëjnë piktura kataklizmike, prognozave katastrofike. Shihni Kryeveprën dhe qetësohuni o Leonardo të asgjësë. Mos kini merak. Ajo tablo është aq e këndëshme sa t’ju qetsojë, por nuk është aq e bukur sa të sëmureni nga Sindroma e Stendalit. Gjithsesi, si porosi e fundit kjo, kujtohuni se pas pak javësh, kur të jetë hapur tuneli i Qafë Kërrabës, qytetarët e Tiranës do mund të venë të hanë një drekë nën pishat e Gjinarit më shpejt se në një restorant pranë detit në Golem.
Goxha të brengosur dhe për t’u dhymys po duken ata që pasi kanë provuar e shijuar me vite brimën e ythës së doktorit kanë kaluar tek brima e ythës së tjetrit, Edi Ramës. Qetësohu pervers. Është rast i mirë për të reflektuar. Dhe ngushëllohu. S’ka mbetur zagar pa e gjetur një vrimë ku të fusë kokën dhe ndyrësirë pa e gjetur një ythë ku të fshihet e lëpihet. Ka gjithmonë nga një ythë për të gjithë. Jo ti që je goxha gazetar dhe nga koha kur ishe student dhe i bëre vjershë kurvit kur ngordhi di tashmë si lidhen pes’ fjalë. Ulu, merr kokën ndër grushta, qetësohu duke parë Kryeveprën që të doli përpara befas.
Nuk do jenë pak ata që do qetësohen pas kësaj Kryevepre. Do qetësohen vetë, dhe do japin ndihmesën e tyre të vyer edhe në qetësimin e të tjerëve. Për të kuptuar më së fundi një herë e mirë se Shqipëria nuk ndërtohet e begatohet, dhe as Politika nuk bëhet e përsoset, me llafe dhe me vjedhje, por me punë, me ndershmëri, me vullnet, me ndjeshmëri dhe Dashuri.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›