E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton me 72 vota “pro” ministrat e rinj të qeverisë “Berisha”. Kryeministri, opozitës: Minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do mbeteni

04-04-2013 / Gazeta 55

Aldo Bumçi, ministër i Punëve të Jashtme, Florjon Mima i Ekonomisë, poeti Visar Zhiti i Kulturës dhe i Shëndetësisë, Halim Kosova


Kuvendi votoi sot me 72 vota “pro” ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, në vendet e mbetura bosh, pas tërheqjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), nga koalicioni qeverisës. Kështu Aldo Bumçi merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vend të Edmond Panariti. Vendin e Edmond Haxhinastos ne krye te Ministrise se Ekonomise do ta zërë deputeti i PD Florion Mima. Kurse në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në vend të Vangjel Tavos është emëruar mjeku Halim Kosova, ish drejtor i maternitetit Mbretëresha Geraldine në Tiranë. Ndërkohë që në postin e ministrit te Turizmit, Kulturës Rinise dhe Sporteve, Visar Zhiti. Ndërsa Myqerem Tafaj është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit. Menjëherë pas votimit kryeministri Berisha deklaroi në Kuvend se me këtë votë përmbysët një përpjekje primitive të Edvin Ramës për të shkuar në qeveri teknike me të cilën dështoi. “Zotërinj deputetë të PS-së, minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do të ktheheni minorancë dhe minorancë do të mbeteni, urime!- u shpreh Berisha. Presidenti Bujar Nishani dekretoi mbrëmjen e djeshme katër emrat e rinj të ministrave të propozuar nga kryeministri Sali Berisha. Shefi i ekzekutivit propozoi ministrat e rinj në krye të dikastereve që mbetën bosh pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›