Gafa e Sarkozis: Papandreu, i çmendur dhe depresiv
Nuk mjaftoi që vlerësoi si gënjeshtar Kryeministrin e Izraelit Benjamin netanjahu, Presidenti i Francës është autori i një gafe tjetër të publikuar sot në mediat franceze.
E përditshmja Le parisien, shkruan sot se gjatë zhvillimit të G20 Presidenti Nikolas Sarkozi ka etiketuar me fjalët i çmendur dhe depresiv, ish- kryeministrin grekë Jorgo Papandreu. Ky vlerësim i Sarkozis erdhi pas deklaratës së dorëheqjes së Papandreut.