E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, trafikonte drogë, një në pranga

Policia Shkodrës, arrestoi në flagrancë një 47 vjeçar nga Durrësi, pasi tek po kalonte pikën kufitare të Muriqanit, iu gjet një qese me lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa në banesën e tij në Durrës iu sekuestruan  gjithsej 6 kg e 134 gr, marijuanë.

Ndre Gjeçi 47 vjeç, lindur në fshatin Geziq të rrethit Mirditë dhe banues në lagjen nr. 13, të qytetit Durrës mbrëmjen e së mërkurës ka dashur të kalojë drejt Malit të Zi përmes pikëkalimit kufitar të Muriqanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në portofolin e tij, i është gjetur një qese plastike transparente, në të cilën kishte një sasi prej 6 gr pluhur të bardhe i dyshuar si lëndë narkotike Kokainë. Pas kësaj policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit bëri ndalimin e 47- vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›