E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Sdo te kete abuzime me vizat

Qeveria shqiptare do te nise te bashkepunoje me qeverite europiane ne menyre qe te shmange cdo lloj abuzimi me procesin e liberalizimit te vizave duke justifikuar besimin e Europes per kete mundesi qe u dhane shqiptareve.

Kjo ishte deklarata qe beri dje Kryeministri Berisha gjate nje takimi me ambasadorin e Belgjikes per Shqiperine rezident ne Sofje Marc Michielsen vend i cili mban Presidencen e radhes se BE-se.

Ne kete takim ambasadori belg ishte i shoqeruar nga Philippe Suinen administratorin e pergjithshem te Agjencise se Valonias Wallonia per Investimet e Huaja.

Duke u ndalur ne marredheniet dypaleshe ne takim u vleresua se marredheniet shume te mira me Belgjiken ne fushen politike dhe diplomatike jane shoqeruar edhe me forcimin e marredhenieve ekonomiko-tregtare.

Nga ana e tij Philippe Suinen pasi e pergezoi Kryeministrin per arritjet e qeverise se tij i prezantoi dy fushat baze ku qeveria dhe kompanite belge kane paraqitur projekte per te filluar bashkepunimin fusha e shendetesise dhe ajo e perpunimit te mbetjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›