E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti seance maratone ne Kuvend

/ /

Mese 100 deputete dhe 18 ore debat u perdoren nga deputetet e te dy paleve qe debatuan ne lidhje me buxhetin e vitit te ardhshem. Ne oret e para te mengjesit deputetet u rimblodhen edhe njehere ne seance ndersa debate te nxehta u shenuan serish mes kryeministrit Berisha dhe deputeteve socialiste. Kreu i qeverise Sali Berisha tha se ky buxhet do te kete nje rritje direkt te pensioneve 10 per qind ne fshat mesatarisht 5 per qind sipas shkalleve ne qytet. Deputetet e te dyja paleve debatuan per shifrat e buxhetit duke mos kursyer edhe akuzat politike mes tyre. Debatet e zgjatura bene qe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli te festoje ditelindjen e saj ne sallen e Kuvendit. Dy buqeta me lule iu dhuruan asaj nga stafi kur ora kaloi mesnaten.
Debati
Ne fillim te seances ministri i Financave Ridvan Bode debatoi me deputetet e PS-se Malaj e Kodheli per shifrat e projekt-buxhetit. Deputeti Arben Malaj deklaroi se shqiptaret presin qe borxhi publik te mos rritet qe kostoja e borxhit te mos i zere frymen buxhetit qe barra e taksave te ndahet me mire midis grupeve sociale dhe barra e borxhit te ndahet me mire midis brezave. Shqiptaret dhe jo vetem ne por edhe institucionet nderkombetare jane shume te shqetesuar qe vazhdoni me deficite te larta qe borxhi eshte ne nivele kritike dhe qe kostoja e tij po behet gjithnje e me e rende. Por ministri Bode u pergjigj duke thene se kostoja e borxhit eshte me e vogel se ne qeverisjen socialiste. shte dominuar nga evazioni dhe korrupsioni te pakten me 60 me shume nga koha e qeverisjes suaj. Kostoja e borxhit perfshi edhe vitin 2010 eshte vetem 2.87 leke per cdo 100 leke prodhim te brendshem bruto. Kostoja e borxhit eshte me e vogel se ajo ne kohen kur qeverisnit ju. Nese gjate asaj kohe ka qene 4.2 e Prodhimit te Brendshem Bruto tani eshte rreth 2.8 tha Bode. Ish-ministri i Financave Malaj u kunderpergjigj duke thene se ministri po fle gjume para paralajmerimeve te nderkombetareve. Ne qofte se ti fle gjume dhe nuk lexon qe ka 10 dite perpara qe ka dale raporti me serioz qe studion 183 vende te botes se si paguhen taksat dhe te ka klasifikuar ty bashke me mua dhe vendin tend te 146-te ne bote ky nuk eshte problemi im. Ne qofte se treguesit e Fondit Monetar Nderkombetar tregojne se i ke perkeqesuar treguesit e borxhit dhe te kostos ky nuk eshte problemi im u kunderpergjigj Arben Malaj. Deputetet e PD-se mbeshteten qeverine duke u shprehur se ka ulje te borxhit publik. Rritja e investimeve do te behet me uljen e borxhit publik. Fantazma e krizes nuk i trembi shqiptaret por ata mbeshteten qeverine. Ata i braktisen grevat e urise se opozites tha Sherefedin Shehu i PD-se. Deputetet e majte u perqendruan ne diskutimet e tyre ne varferine e gjere. Qeveria genjeu kur tha se fondi social kete vit do te rritet me 10. Jo zoterinj rritet vetem me 37 aq sa eshte edhe rritja mesatare e cmimeve pra inflacioni e nderkaq ky buxhet nuk ka asnje paragraf qe tu kushtohet drejtperdrejt te varferve apo familjeve ne veshtiresi ekonomike u shpreh deputetja e PS-se Mimi Kodheli.

Dule Ksera Olldashi replika ne Kuvend

Ne oret e vona te diskutimit te buxhetit kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule replikoi me dy ministrat e qeverise Spiro Kseren dhe Sokol Olldashin. Dule deklaroi se qeveria vodhi votat dhe po mban peng mjaft prej projekteve per zhvillimin e zonave minoritare. Europa refuzoi qeverine per dhenien e statusit dhe per here te pare shkoi me kredenciale me te uleta ne Bruksel tha Dule. Por Olldashi u kunderpergjigj me nje anekdote. Nje person i futi doren ne xhep nje tjetri por skishte gje. Ai ia ktheu duke i thene se pse po me vjedh. Po ste vodha ia ktheu ai se nuk kishe gje. te te vjedhin ty z. Dule Ku ke vota ti Ti je si ato bicikletat e komunizmit qe jepeshin me qira. Qe ishin shume dhe u hipnin shume tha Olldashi. Dule u kunderpergjigj duke thene se keto reagime vijne per shkak se priten ndryshime ne qeveri. Nga ana e tij Olldashi tha se ke per te zene radhen i pari per te hyre ketu. Ministri Ksera akuzoi Dulen se nuk perfaqeson minoritetin. Pse nuk foli per rrugen e Tepelenes qe shkon cdo dite ne shtepi. Sepse ka shtepi ne Janine. Prisja qe te fliste ketu se nuk ka ujesjelles ne fshatin e tij tha Ksera.

Beqaj Buxheti me i vogel se nje vit me pare

Deputeti i PS-se Ilir Beqja deklaroi dje ne Kuvend se qeveria genjeu per shifrat e buxhetit 2011 duke e cilesuar si buxhetin me te madh. Qeveria prezantoi sot se ky eshte buxheti me i madh i Shqiperise. Ne te vertete kjo eshte nje genjeshter e madhe. Se pari ky buxhet eshte me i vogel se ai qe deputetet e mazhorances kane miratuar para 1 viti. Ne korrik 2010 qeveria pranoi deshtimin e buxhetit te vitit. Buxheti 2011 eshte i mbushur me krahasime me buxhetin e rishikuar. Ju qofshi qe keni sot kurajo dhe mburreni duke u krahasuar me deshtimin tuaj. Se dyti ky buxhet bazohet ne vleresime makroekonomike te paverteta per rritjen ekonomike inflacionin borxhin publik papunesine tha Beqaj.

Demi Te plotesohen nevojat e SHISH-it

Kryetari i Komisionit te Sigurise Leonard Demi kerkoi dje ne Kuvend qe te plotesohen nevojat financiare te SHISH per te perballuar detyrat e ketij sherbimi. SHISH perballet me veprimtari kriminale dhe elemente kriminale qe kercenojne sigurine tone kombetare. Sot SHISH-it i kerkohet te ushtroje veprimtarine e vet ne nje hapesire me te gjere gjeografike ne partneritet me sherbimet e vendeve te tjera. Drejtori i SHISH kerkoi nje shtese prej 100 milione lekesh dhe ne unanimitet vendosi ti kerkoje Ministrise se Financave kete shtese tha Demi.

Xhafaj Buxheti per drejtesise nje turp

Deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj e ka cilesuar buxhetin per institucionet e drejtesise si nje turp dhe kerkoi qe qeveria te mbeshtese keto institucione. Buxheti per gjyqesorin eshte i pamjaftueshem burimet njerezore dhe financiare si dhe kushtet e infrastruktures nuk jane te mjaftueshme. Edhe burimet ne luften ndaj korrupsionit mbeten te kufizuara thuhet ne dokumentet qe vijne ne Shqiperi nga Brukseli. Daullja zyrtare e propagandes bie ne te njejten pike dhe nga i njejti shkop tolerance zero ndaj korrupsionit. tha Xhafaj.

Basha Buxheti 10 me i madh

Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi dje se buxheti 2011 eshte 11 per qind me i madh se buxheti aktual. Sipas tij qeveria do te vijoje te shtoje fondet per buxhetin lokal si dhe per modernizimin e forcave te policise se shtetit. Buxheti eshte 10 per qind me i madh se ne vitin e kaluar. Ne ndahemi nga menyra se si e shohim buxhetin dhe jo vetem ne shifra por edhe ne ate qe perfaqeson. Ne ndahemi edhe per menyren sesi perdorim taksat e qytetareve. Po te marrim investimet ne siguri u be e mundur qe te realizohej jo vetem nje premtim i yni por nje enderr e qytetareve liberalizimi i vizave. U investuan miliona e miliona ne sistemin e kufirit per ta bere ate nga me modernet ne rajon por edhe me gjere. Buxheti mbeshteti modernizimin e gjendjes civile gje qe beri te mundur pajisjen e qytetareve me dokumente elektronike tha Basha.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›