Meta Beogradi partneri yne ekonomik

Duket se intensifikimi i raporteve mes biznesit shqiptar dhe atij serb kane detyruar qeverite e dy vendeve te rishikojne nga e para te gjitha marreveshjet dhe te rivendosin kontaktet per lidhjen e disa linjave komunikimi te shkeputura qe nga koha e komunizmit qe vijuan edhe pas 90-s me luften ne Kosove.
Eumlshte pala shqiptare ajo qe shtrin doren e para pavaresisht pozicioneve duke treguar vlerat emancipuese te bashkepunimit.
Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i ftuar ne pavijonin ku bizneset serbe kishin paraqitur produktet e tyre organizuar nga ambasada e Serbise ne Tirane pati nje takim me perfaqesues te ketij vendi duke nisur nga ambasadori zv.kryetari i dhomes dhe me bizneset e ndryshme.
Ne fjalen e tij Meta tha se marredheniet mes Serbise e Shqiperise po fitojne nje dinamike gjithnje e me te qarte pasi integrimi europian i dy vendeve dhe i gjithe rajonit eshte nje objektiv i perbashket.
Shqiperia e shikon Serbine si nje partnere shume te rendesishme per bashkepunimin rajonal dhe per integrimin europian te gjithe rajonit. Marredheniet midis dy vendeve ne te kaluaren kane qene teper te veshtira por sot ato jo vetem qe jane me se te normalizuara por edhe po fitojne nje dinamike gjithnje e me te larte pasi ne kemi vendosur nje objektiv te perbashket qe eshte integrimi europian i vendeve tona dhe i vendeve te rajonit tone beri te ditur numri dy i qeverise shqiptare.