E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Athinen ngecin bisedimet

Deklaratat e Presidentit te Republikes Bamir Topi per marreveshjen e kufijve ujore dhe platformes detare me Greqine duket te kete diktuar ritmin e negociatave te reja ne kete drejtim.

Konsultimet vjetore diplomatike mes dy vendeve te zhvilluara dje ne Athine mes sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu dhe homologut te tij grek Janis Aleksios Zepos ka pasqyruar nje sere ceshtjesh qe pershkrojne marredheniet mes dy vendeve ku natyrisht perfshihet edhe pakti i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.

Burime diplomatike kane bere te ditur se edhe pse ceshtja ne fjale eshte ngritur ne takim dhe kete e deshmon deri diku edhe prania e dy drejtoreve respektive per Rajonin asgje thelbesore nuk eshte arritur si per shkak te pengesave qe vendos antikushtetueshmeria e shpllur e marreveshjes se pare ne Shqiperi ashtu edhe aktivizimi i zerit te Presidentit Topi qe ka sugjeruar madje trajtimin e problemit ne Gjykaten Nderkomebetare.

Per kete arsye konsulta vetem sa ka piketuar ceshtjet qe duhen ndjekur qe edhe keshtu japin nje ide te rruges qe mund te marre rishikimi I paktit per ujerat.

Sipas informacioneve nga burime diplomatike ne tryezen e bisedimeve eshte diskutuar per vizitat ende te pakryera te presidentit grek Karolios Papulias ne Tirane por edhe te kryeministrave te te dy vendeve Sali Berisha dhe Jorgos Papandreu.

Eumlshte e logjikshme te mendohet se nje axhende e pritshme per keto vizita behet perfshirese edhe per trajtimin e paktit te ujerave qe tanime medoemos do te kaloje ne nje rinegocim politik e mandej teknik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›