E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Se miratoj ligjin për kontributin shëndetësor sepse Rama ka premtuar shëndetësi falas

sali-berisha-mbledhje-qeverie-3-gusht-2011Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, e nisi mbledhjen e qeverisë i qeshur, duke u thënë anëtarëve të kabinetit se kjo është hera e parë që ai nuk është kryetar i Partisë Demokratike.

Berisha uroi sërish kryetarin e ri të PD-së.

Unë e di që ia keni uruar personalisht, por tia urojmë dhe sot, tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se nuk do miratohet projektligji për kontributin shëndetësor sepse qeveria e re ka premtuar shërbim shëndetësor falas. Berisha tha se qeveria e tij nuk bie ndesh me premtimet e mazhorancës së re.

Shqiptarëve u është premtuar zyrtarisht shërbim shëndetësor falas dhe ne nuk do miratojmë ndryshimet në ligjin për kontributin shëndetësor. Unë e kuptoj që kjo krijon disa vështirësi, por projektligji do të ndryshojë on- hold, tha Berisha.

Kryeministri tha se do të rriten pagat, ndërsa zbuloi një peng që kishte pasur gjatë këtyre tetë viteve.

Nuk arrita të realizoj një objektiv që kisha, rritjen e ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos jetojë në varfëri ekstreme. Ajo mund të çrrënjoset tërësisht. Varfëria ekstreme është forma më e dhimbshme e vuajtjes sociale, tha Berisha.

Kryeministri tha se deklaratat e Partisë Socialiste për anulimin e koncesioneve janë thjesht presion për gjobëvënie.

Sipas tij, asgjë nuk trembet më shumë se paraja, ndaj deklarata të tilla po trembin investitorët e huaj.

Kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e të drejtave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri që ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që nga viti 2008 të firmosen mbi 130 kontrata për ndërtimin e 370 hidrocentraleve. Kjo është një nga historitë më të shkëlqyera të suksesit që ka pasur ky vend, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›