E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi nuk merr pjesë në mbledhjen e qeverisë. Vazhdojnë spekulimet për ekipin e Bashës

olldashiMinistri i Transporteve, Sokol Olldashi, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Olldashi sulmoi ashpër dje procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku ishte garues përballë Lulzim Bashës.

Madje ai zgjodhi që konferencën për shtyp ta mbante në Ministrinë e Transporteve, duke refuzuar selinë e Partisë Demokratike.

Olldashi nuk uroi kundërshtarin për fitoren, ndërsa tha se procesi ishte i manipuluar.

Ndërkohë mediat vazhdojnë të spekulojnë se kush do bëhet pjesë e ekipit drejtues të Partisë Demokratike.

Shqiptarja.com shkruan se Genc Pollo do jetë Sekretar i Përgjithshëm, Arben Imami do jetë nënkryetar dhe kryetar i grupit parlamentar, Majlinda Bregu do jetë nënkryetare, kurse Jorida Tabaku do jetë Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›