E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sot do prezantoj strukturën e qeverisë së re

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 3Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka njoftuar se në orën 15:00 do të publikojë strukturën e qeverisë së re.

Kjo strukturë ka ngjallur shumë interes, pasi ka pasur spekulime se do të shtohen postet ministrore.

Një ditë më parë, i pyetur për këtë çështje, kryetari i LSI, Ilir Meta, tha se duhet pyetur kryeministri i zgjedhur.

Ende nuk dihet se cilat poste ministrore do shkojnë për LSI, edhe pse kryetari i PS ka deklaruar se ata do qeverisin si një forcë e vetme./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›