E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Se shpejti dixhitalizim dhe ne sistemin shendetesor

I pranishem sot ne ceremonine e inagurimit te urgjences se re ne QSUT Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se reforma ne shendetesi mbetet qellimi me madhor i qeverise dhe se shpejti do te zbatohet edhe program qe do ta vendos sistemin e shendetesise mbi baza dixhitale. Shefi i qeverise theksoi gjithashtu se ky spital eshte edhe nje homazh per perpjekjet shume vjecare te mjekeve pasi puna e tyre eshte bazuar ne sakrifica te medha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do te beje gjithcka per nxitjen e kerkimit shkencor ne cdo klinike pasi sipas tij ai eshte thelbesor per te reformuar sistemin shendetesor. Sipas Berishes kerkimi shkencor eshte jetik per te mbajtur ne kerkim te kufijve te rinj te horizonteve te reja.Me tej kryeministri theksoi se krahas mbeshtetjes qe qeveria do te jape per sektorin publik ajo eshte e vendosur te bleje sherbime nga sektori privat. Berisha theksoi se sektori publik ka qene dhe do mbetet lider ka patur dhe do kete mbeshtetje te plote nga qeveria. Por ekziston edhe sektori privat nga i cili qeveria eshte i vendosur te bleje sherbime ne intersin me te mire te te semureve. Jane rritur rreth 5 here financimi dhe ribursimi i barnave. Jane investuar ne aparatura me shume se 40 milion dollare. Do bejme gjithcka per modernizimin per sistemin tone shendetesor ka shtuar me tej Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›