E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dhe Berisha vizitojnë Leka Zogun në QSUT

Trashëgimtari i fronit Mbretëror Leka Zogu vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe gjendet në reanimacionin e pavionit të Neurokirurgjisë.

Shefi i këtij pavioni Mentor Petrela, që ka mbikqyrur shëndetin e trashëgimtarit mbretëror tha se ai ka një patologji komplekse që i ka prekur zemrën dhe mushkëritë. Dr. Petrela nuk mund të bënte një parashikim nëse Leka Zogu do të linte spitalin apo do të vazhdonte të rrinte në këtë pavion.
 

Presdienti Bamir Topi vizitoi në spital Pretendentin e Fronit Mbretëror. Kreu i shteti tha se Leka Zogu ishte i vetëdijshme dhe ka komunikuar normalisht me presidentin.
 

Më herët kryeminitri Sali Berisha ishte në Repartin e Neurokirurgjisë. Pasi u njoh për gjendjen shëndetësore të Leka Zogut, Berisha shprehi optimizmin që do e kalojë këtë situatë. “Uroj që Leka Zogu ta lërë sa më shpejt spitalin. Do bëjmë gjiçka për përmirëmësimin e gjendjes së tij”- ka theksuar Berisha.
 

Sipas drejtuesit të këtij pavioni Pretendeti për fronin mbretëror Leka Zogu është shtruar mbrëmjen e së martës në reanimacionin e spitalit nr.5 në kryeqytet në gjendjen të rënduar shëndetësore. Ai nuk ka kaluar në koma dhe ditën e enjte mjekët thanë se ka nje permirësim të dukshëm. Petrela tregoi se 72-vjeçari ka qenë shtruar më herët në këtë spital por asnjëherë në këtë agravim shëndetësor ndërkohë që nuk ka ende një vendim që Leka Zogu të dërgohet jashtë shtetit për një kurim më të specializuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›