E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet toksike, Shqipëria do jetë Somalia e re?

Share

Kështu titullohet një shkrim i Andrea Intonti në portalin italian InfoOggi, ku flitet për ligjin e ri të Berishës për importin e mbetjeve. Në shkrim thuhet se është interesant se pikërisht një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Berisha në vitin 2004. Shkrimi thekson se trafiku i mbetjeve toksike drejt Shqipërisë ka nisur që në kohën e komunizmit dhe ka vijuar në vitet e para të demokracisë, kur president ishte Sali Berisha. Përmendet rasti i gjermanes Schnidt, që provokoi dhe reagimin e GreenPeace. Bardhyl Balteza, presidenti i Shoqatës së Industrisë së Riciklimit thotë për InfoOggi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur për të klasifikuar mbetjet për riciklim. Kështu në fakt kanë hyrë edhe më parë mbetjet toksike, njëherë si ndihma humanitare, herë tjetër si ndihmë për sektorin agrikulturor, shkruan InfoOggi.

Sipas gazetarit italian, kontrollin mbi mbeturinat e ka krimi organizuar. Nëse trafiku konsolidohet, ai parashikon se Shqipëria do jetë Somalia e re, ku mbetjet toksike hidhen direkt në rrugë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›