Censusi, INSTAT:Në mes të dhjetorit dalin rezultatet
Në mes të muajit dhjetor INSTAT pritet që të nxjerrë të dhënat e para të censusit i cili u zhvillua gjatë muajit tetor.
Drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja në një deklaratë për shtyp pranoi se ekziston një marzh gabimi por kjo gjë ende nuk është përllogaritur.
Drejtoresha e INSTAT-it bëri me dije gjithashtu që ka nisur anketa e pas-censusit i cili do të zgjasë për rreth 3 javë. Kjo anketë synon të vlerësoj cilësinë e të dhënave nga censusi.
Kjo anketë do të realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe realizohet për herë të parë në vendin tonë.