E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Se shpejti hekurudha Tirane - Prishtine

Gjate qendrimit ne Nju Jork Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar nderi ne darken e shtruar nga Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra. Gjate fjales se tij z. Berisha u shpreh Asnje komb pervec kombit hebre nuk ka perjetuar barbarite qe ka perjetuar kombi yne gjate shekulli qe shkoi. Por serish duhet te pranojme se kemi qene komb i bekuar pasi ne cdo moment vendimtar per ekzistencen ose mosekzistencen tone ne kemi pasur ne krah Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kemi fituar. Me pas Kryeministri Berisha u ndal tek ceshtja e Kosoves dhe e cilesoi arritje te madhe vendimin e Gjykates se Hages per pavaresine e Kosoves. Serbia qe te gjitha i kishte cuar ne dosje per ti perdorur si dokumente juridike kunder shqiptareve si dokumente te ligjit nderkombetar. Gjykata i beri nul i beri te paqena - u shpreh Kryeministri. Z. Berisha vleresoi perpjekjet e medha nga ana e qeverise se Kosoves ndersa nenvizoi se ne kushte shume te veshtira ajo ndermori edhe ndertimin e rruges vazhdim i rruges Durres - Kukes. Ne - u shpreh Kryeministri - do te mendojne te ndertojme edhe hekurudhen sepse ajo eshte e domosdoshme per nje zhvillim me te shpejte te Shqiperise dhe Kosoves. Ne gjithe kete perpjekje - theksoi Kryeministri - duhet te mbajme parasysh se interesi kombetar eshte nje dhe i pandare. Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha shprehu vleresimet e tij per z. Agim Karagjozi President Nderi i Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›