Clinton Haxhinastos Shqiperia promovim dialogut rajonal

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto mori pjese ne darken transatlantike dhene nga Sekretarja e Shtetit e ShBA znj. Hillary Clinton ne Nju Jork. Ne kete darke pune ku ishin te ftuar ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve anetare te NATO-s u diskutua rreth disa ceshtjeve te rendesishme per paqen dhe sigurine ne zonen euroatlantike dhe me gjere si dhe mbi sfidat e reja per sigurine e perbashket dhe mundesine e rritjes se bashkepunimit me qellim perballimin e tyre. Gjate darkes ministri Haxhinasto zhvilloi edhe nje bisede te ngrohte me Sekretaren amerikane te Shtetit znj. Hillary Clinton e cila e uroi z. Haxhinasto per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti. Gjate bisedes me Sekretaren Clinton ministri Haxhinasto diskutoi rreth zhvillimeve ne rajon duke theksuar gatishmerine e Shqiperise per te promovuar me tej dialogun dhe bashkepunim konstruktiv mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Gjithashtu ministri Haxhinasto theksoi se eshte i nevojshem vazhdimi i angazhimit intensiv te Shteteve te Bashkuara ne procesin e bisedimeve qe qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht. Sekretarja Clinton i konfirmoi ministrit Haxhinasto se SHBA do te jete pjese aktive e ketij procesi. Darka transatlantike u organizua gjate sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe po zhvillohet ne Nju Jork.