E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi 2 i pronave debat i ashper pozite-opozite

Ruci akuza Topallit per shkeljen e rregullores. Topalli kunderpergjigjet U bllokua vota e nje deputeti.

Seanca e djeshme plenare eshte perfshire nga debate te forta per ligjin e pronave. Opozita ka kundershtuar ashper ne 60 minutat e debatit te lire menyren e votimit te ketij ligji ne seancen e kaluar. Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka kerkuar qe votimi i dyte per kete draft te shpallet i pavlefshem. Sipas tij dekreti ka marre nen 70 vota prandaj votimi eshte i pavlefshem. Por Kryeparlamentarja ka kundershtuar argumentet e socialisteve. Sipas saj procedura ishte ne perputhje te plote me Rregulloren e Kuvendit. Topalli i ka kerkuar Rucit te dorezojne kerkese me shkrim nese kane kundershtime per menyren e votimit te ligjit te pronave.

Debatet

Keni shkelur ne sallen e Kuvendit para opinionit publik shqiptar ne sy te medias nje nen te Kushtetutes. Dhe tani kerkoni qe te beheni edhe deshmitare edhe qorra edhe shurdhe edhe bashkefajtore edhe opozite. Ju jeni te detyruar ta beni kete sepse ka ndodhur nje gje teper e madhe. Jeni te detyruar qe procesverbali te mos miratohet. Jeni te detyruar te zbatoni nenin 61 qe thote citoj Cdo votim i kryer ne kundershtim me Kushtetuten dhe me ligjet ose Rregulloren e Kuvendit eshte i pavlefshem thote rregullorja jo opozita - deklaroi kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci. Ai i beri thirrje Presidentit dhe pronareve per te pare se si Kuvendi cenon vendimet apo te drejtat e tyre. Por Kryetarja e Kuvendit kundershtoi argumentet e socialisteve duke pohuar se procesi i votimit ishte teresisht ligjor. Cfare ka ndodhur radhen e kaluar eshte hapur votimi nderkohe nje deputeti i eshte bllokuar vota ashtu sic i ndodhi zonjes Ermelinda Meksi qe nuk i dilte emri. Ne keto kushte kur nje vote eshte e bllokuar detyra e Kryetares se Parlamentit eshte qe te mos i mohoje te drejten e votes asnjerit prandaj eshte pezulluar votimi - sqaroi Topalli proceduren. Kryeparlamentarja doli edhe ne mbrojtje te ndryshimeve te bera ne ligj duke pohuar se banditet qe kane vjedhur tokat e ish-pronareve te shkojne aty ku u takon per te shkuar qe pronat tu kthehen ish-pronareve. Une jam nje nder perfaqesueset e ish-pronareve atyre pronareve tamam jo pronareve qe jane bere per 6 muaj ose per 1 vit ose per 2 vjet ose per 3 vjet jo nga pronaret qe jane bere nga pushtetet lokale ose qendrore por nga ata pronare qe kane punuar 100 vjet 200 vjet e 300 vjet dhe i kane ne hipoteke te regjistruara prej 100 vjetesh pronat e tyre. Sa te jem ne kete salle ne cfaredolloj pozicioni nga ky pozicion aq me shume une do te bej cdo gje qe prona te shkoje te pronari - tha Kryeparlamentarja. Ajo shtoi se opozita mund te shfrytezoje hapesirat e Rregullores per te bere transparence. Hapni Rregulloren gjeni nenet sipas kalendarit beni kerkesen me shkrim eshte e drejta juaj. Vjen kerkesa ne zyre sipas kalendarit behet transparenca dhe rrini te qete pastaj. Ky eshte shteti ligjor. Juve nuk jua mohon asnjeri te drejten tuaj. Kete Kuvend nuk e drejton lepuri sa te jem une ketu. Nuk ka per ta drejtuar ndonjehere lepuri harrojeni - deklaroi Topalli. Por Ruci shtoi se nuk mund te miratohet ajo cka eshte shkelur ne seancen e kaluar. Procesverbalin e ke pare dhe tani kerkon voten time qe ta miratoj. Une po te drejtohem nominalisht. Zoti Bode keni qene apo jo ne seance Zoti Prifti keni qene apo jo ne seance Zonja Pernaska keni qene apo jo ne seance Mazhoranca ka 75 vota apo ka 76 vota Ka 75 vota minus 3 vota baras me 72 vota. Ne procesverbal e ke 73 vota. Kjo eshte shkelja e pare. E dyta argumentuat qe elektronika ka pasur probleme dhe per fat te mire elektronika ate dite ka punuar ne menyre te shkelqyer - tha ai por Topalli duke iu drejtuar deputetes Meksi tha se edhe ajo ka pasur te njejtin problem me elektroniken. Kryeparlamentarja tha se per sa kohe qe te jete ne krye te Kuvendit do te pezulloje cdo votim kur bllokohet vota e nje deputeti. Duke kundershtuar perseri proceduren socialistet kane vendosur te braktisin seancen. Ne dac rrini ne dac ikni si lepuj. Vizat do te hiqen. Une kam menduar se lepuj kishte vetem ne bashki. Jane shumuar shume kesaj radhe lepujt - perfundoi Topalli duke vijuar me tej me rendin e dites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›