Berisha: Serbia të njohë ligjshmërinë e shtetit të Kosovës
Qeveria do të angazhohet për një kapitull të ri mes serbëve dhe shqiptarëve
Kryeministri Sali Berisha i kërkoi dje Serbisë që ti përmbahet vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, është një shtysë e fortë për të ardhmen e përbashkët në BE të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri nënvizoi dje në mbledhjen e qeverisë se për herë të parë në historinë mijëravjeçare të kombit tonë e drejta shqiptare bëhet e drejtë botërore dhe ngrihet në piedestalin më të lartë të së drejtës së njerëzimit. Sipas tij, kjo përbën një arritje që pak vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte. Z. Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të punuar me seriozitet dhe angazhim për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilët do të mund të kontribuonin shumë në stabilitetin dhe paqen në rajon. Berisha tha: Mbetemi të angazhuar të punojmë dhe të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin. Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjitha konkluzionet dhe të bashkëpunojnë për integrimin rajonal, - theksoi Kryeministri. Besoj dhe shpresoj, - tha Berisha, - se Serbia, si pala paditëse, do t'i përmbahet vendimit të GJND-së në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky verdikt nuk mundej kurrsesi që të ndalonte një realitet të parikthyeshëm, si pavarësia e Kosovës, - nënvizoi më tej ai. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, z. Berisha u ndal gjatë tek vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro pavarësisë se Kosovës. Ai shpreson që Serbia ti përmbahet këtij vendimi, i cili i hap rrugë perspektives evropiane të vendeve të rajonit.
Unë shpresoj dhe besoj se pala paditëse do ti përmbahet vendimit të Gjykatës, në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetin në rajon. Uroj dhe dëshiroj që ky verdikt të ndihmojë procesin e integrimit evropian të Serbisë, Kosovës dhe të mbarë rajonit, - tha Berisha. Tirana zyrtare, sipas kreut të qeverisë, do të punojë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Mbetemi të angazhuar të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze, për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin. Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst, palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjitha konkluzionet dhe të përpiqen që ta shndërrojnë atë në një vendim, me kontribut të madh në paqen e rajonit tonë, - tha Berisha.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim ishte një arritje e madhe që pak vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte. "Ky verdikt nuk mund të ndalonte një realitet në pandalshëm dhe gjithashtu ka hequr çdo barrierë interpretative të këtij akti madhor, siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës. Dëshiroj që ky verdikt të ndihmojë procesin e integrimit evropian të këtij rajoni dhe respektimi i tij përbën një bazë shumë solide për të promovuar më tej idealet evropiane, të cilat janë predominuese në mbarë popujt e këtij rajoni, - theksoi Kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë i cilësoi thashetheme çfarë ishte pasqyruar në shtyp se ai në bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kosovës i kishte thënë se sido që të ishte vendimi i Gjykatës, të qeshte më shumë se homologu i tij serb.
Ato janë thjesht një lajthitje të një nate vere. Unë i kam telefonuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, por e kam përgëzuar për vendimin e Gjykatës dhe nuk jam marrë me çehren e njërit apo të tjetrit, - tha Berisha.