E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Australisë, historia e çiftit që filloi koloninë

Nga sa hulumtuem ne kontinentin e larget mesuam se atje jetojne e punojne rreth 22,000 shqiptare, nga te cilet 11,315 ne Sydney, me 4 milione e gjysme banore

Ne Australi kerkuem dhe gjetem vellezerit tane, te cileve jeta ua ka mesuar rruget e kurbetit, te detyruar. Njeri syresh quhet Osman Dervishi (Gjolej), nga Shkodra. Sillet ne vitin e 90-te te jetes: «Nuk e kam te sakte ditelindjen, po sa ma kane ngulit ne mendje jam i 1920-s», - dhe qesh.

Ka lindur ne lagjen Ajasem, bri Kalase Rozafat. Sa here degjon e shqipton Rozafat, mendimet sikur e marrin ne krah, duke e tretur ne kujtime qe e rinojne. Osmani, djali i Molla Dervishit, mbeti jetim me nanen e kater motra. Ne lagjen ma te afert me vendlindjen, Perash, mbaroi kater klase fillore. Pas mbarimit te tyre nisi punen, shegert te nji rrobaqepes, ne Pazarin e Shkodres, te cilin Bace Osmani e kujton me 3,500 dyqanet e rrjetin tregtar. Ne vitin 1934 ende “pa iu djersite mustaku” shkon per pune ne Kukes bashke me Halit Pulajn, per tregti lekurash. Nga Kukesi kundronte pamjet e Kosoves qe ia sillnin ne kujtese gjyshin Ibrahim me kater vellezerit te vrame nga serbet. «Jam kene i ushqyem me dashuni ndaj tokes amtare qe kurr nuk iu gezova, nga tallazet ku me hodhi jeta», - thote Bace Osmani. Ai shton: «Njeriu sa dashuni te kete per Memedheun, aq dashuni e respekt fiton ne jete» dhe tretet perseri ne kujtime. Jetimi, thone ne Shkder, hek keq tane jeten. «Keshtu tue fillue nga gjyshi em, u rrita dyerve te familjeve te medha, midis te cilave te Sulejman Shkodres (babai i te ndjerit prof. Zija Shkodres). Edhe dashunine per Shqypnine, - vazhdon Osmani, - ma mekuan, pos familjes teme edhe keto familje qe permenda dhe mesuesit e nderuem si Shaqir Xhyheri, Mustafa Tabaku, Brahim Dizdari, Hysejn Lohja e tjere.

«Kohes qe kalon kohe mos i nep - thote Osmani, prandaj flet per ditet qe erdhen me vone ne jeten e tij te trazuar, - pasi kreva pune te ndryshme ne kazermat e Tiranes, ku u takova edhe me Qemal Stafen e tjere njerez te levizjes, ne vitin 1940 u ktheva ne Shkoder, punetor sherbimi ne restaurant “Adriatik”. Kujtoj aty vinte shpesh djali i Lin Lukes me libra ne duer. Ma vone mesova se ata ishin libra te Historise se PK te Bashkimit Sovjetik. Vec pronareve edhe te tjere nji porosi me ipnin: Mos fol me njeri e mos i thuej cfare shihet e flitet ketu. Lidha shoqeni edhe me Hajrulla Kastratin, Reshit Rusin, Q. Islamin. Njihere, me duket se kisha ra ne sy te keq te xhandareve, te cilet me kapen e me perdrodhen duart aq fort, sa ‘ne xhind e siper’ shkova ne shtepi e mora pushken, e sa me pa komandanti i tyne, me qetesoi e tha do t’ju pajtoj une, po ne grindje e siper qita pushke e vrava nje njeri, te cilin me kishin thane komunistet ta vrisnja. Prej ati casti ika e dola ne mal. Nuk kam kene kurrr ne parti, ne asnji parti, po mbaj mend se kur erdh Abaz Ermenji ne Shkoder, viti 1944, me caktuen ta ruja.

Me 28 nandor 1944, si ka pershkue rrugen nga Truma e Dugajve te reja deri ne Rus Maxharr nuk ka pa asnji gjerman. Ka fillluar te ece ne rruge te Kolikut deri permbi Vrake perseri asnji gjerman, kur papritms i kane dale nga nji grope kater gjermane, te cilet ne perpjekje per te ike e kane goditun me qyte. «Mandej, - thote Baca, - ma dha mendja, nxorra revolen e vrava njenin syresh». «Atje mesuem se Brigata e 27-te ishte nisun drejt Tivarit, na thane. Me dhane urdher te mos lenim njeri te largohej. Detyren e rojes ma dha, me duket, kamba e plagosur, te cilen duhani nisi te ma sheronte. Jam kthye ne Shkoder, - vazhdon Bace Osmani, - kam shkue fill e ne prefekture. Degjova te me thonin komandant mue dhe Halil Zenelit. Atje jam takue me kreret e luftes ne Shkoder, si me Tuk Jakoven etj. Ne Kallnuer 1945, nji kolonel serb me la ne nji zyre, ku lexova emnat e shume zotnive te Shkodres. Keta emna coheshin ne Beograd e prej andej i shkonin Enver Hoxhes qe i percillte per pushkatime e internime. Prefektura dhe burgu prane saj ishin mbushun plot e perplot. Nga emnat qe lexova ne zyren e serbit, ishin edhe emnat e shume mesuesve. Kjo sikur me revoltoi dhe pyeta nji prej tyne: “Pse ju kane sjelle ketu?” - “Na kane marre nga dysheku”, - m’u gjegj”.

Osmani tretet ne kujtime dhe nji moment ve buzen ne gaz: “Dicka qesharake. Me japin urdher te mblidhen kafshet qe mbartin, ndersa ne Kosmac duhet te mblidheshin te gjithe gomeret e katundit. U ankova te Q. Gavoci, H. Zeneli etj. Nuk arrita ta kryeja detyren. Partia doli me kete perfundim dhe mes shokeve mesova se do me zhduknin per mosplotesim detyre. Kujtoj edhe sot se sa eger u suell ne Shkoder Mehmet Shehu. Ai tha: “Duhet me dijte ju, shkodranet, se para nesh duhet me ndenje nuse”.

«Maji i vitit 1945, fundit i muajve te mi ne Shqipni. Me 31 maj 1945 mbasi e kisha blue disa here me vehten qendrimin e pamundur ne Shqipeni, se komunistet ma kishin vu synin, mora teposhte e ne Gjinokaster, Delvine. Dite e ejte, e mbaj mend si sot, - perforcon Osmani, - me shokun tem Hamid Said Toshi shkuam ne spital te Delvines. Te veshun ushtare. Hamidi me shpetoi jeten, andaj u bame edhe probatina. Atje oficeret kishin mendue te me vrisnin se ne po banim shoke per vete. Nga shoket tane, disa i zune dhe i vrane, ndersa une vete i trete me Hamidin dhe Zef Luken, ikem e shpetuem. Nga Delvina ne Kakavije, pa buke. Diku-diku na ndihmonte fshati e diku jo, si te familja e sekretarit te rinise, qe i detyruem te na ipnin buke e nga nji kokerr ve. Ne poste kufitare: - Cka jeni? - Shqiptar. - Pse doni me ike, - pyeste nji major qe dinte shqip. - Ikim pse regjimi ne Shqipeni asht i sunduem prej jugosllaveve.

Njohja me Alemen

Ajo lindi ne Tazart te Delvines. Ishim 8 vete e familje, prinderit dhe 6 femije. Nena ime nuk i honepste fare komunistet. E lindur ne Tazart, martuar ne Delvine, ua mbyllte dyert komunsteve dhe bertiste: “Mos m’i prekni vajzat”. Nena dhe nje familje tjeter na cuan nga Kalasa ne Delvine, pas krimeve qe bene grekerit ndaj femijeve shqiptare, qe i kane pare te pershkuar ne hunj, si mishi ne hedh. Nena i tha babait: “Do te ikim”. Moren maqinen, nje dervish na kendoi “uraten”. Na ndaluan ne kufi. Babain e moren, ndersa ne qendronim me shpirt ne dhembe, nuk dinim as gjuhen, nuk kishim me se te ushqeheshim. Osmani: “Alemen e pashe ne Janine. Ishte 14 vjece, kur me femijet e tjere ushtaret greke i hidhnin femijet shqiptare si thase miellli ne makina. Nji dite, perfaqesuesi i Kombeve te Bashkuara na thirri e na tha: “Ku do te shkoni?” I ati i Alemes, pasi e kishin lirue greket, erdh aty dhe tha nji zani me ne: “Ne Australi”. Ajo i kthehet temes: “Pa dijenine time i kishte dhene fjalen per fejese Osmanit, babai im, Sherif Ndreu.

«Me 30 mars 1950, shkelem ne kontinentin e panjohur. Mbaj mend qe te ato grataciela qe ngrihen sot ne breg te ujit, kishte pyje. Beme martesen, edhe pse me diferenca te ndjeshme vitesh, po te lidhun ne nji dashuri te sinqerte. Nisem jeten ne Sydney duke krijuar, ndoshta, te paren familje shqiptare atje. E donim punen.

Alemja punonte si bojaxheshe shtepish, une me hekura. Me vone bleme nje shtepi e na linden dy vajza. Sot ato jane ne Amerike. Pas pak vitesh bleme nje fabrike te vogel per prodhim rrobash per femijet. Alemja punonte si maqiniste. Ishim te dy nikoqire. Nuk prishnim as shperdoronim. Kur bija ngusht per ndonje gja, ajo me jipte kurajo: “Mos u merzit shpirt, - me thonte. T’u befsha kurban, mos u shqeteso, se cdo gje do behet mire”, - fliste e me hidhej ne qafe», - tregon Bace Osmani.

Nji mik i tij, z. Luigj Gargjola, i shkruen nga Roma: «Te lumte mor bir qe mujte me u ike thonjve atyne kulshedrave, qi ke mujte me peshtue jeten e me kene inshalla shpejt prap gezimi i familjes tande». Dhe u keshilllon : «… Mos u lodhni, as mos u merzitni…»

Vertet filluan te mesohen me jeten e re, ne vendin e huej, po dashunine per Shqipenine asnjihere nuk e harruen. Pasi banin lutje e kerkesa per ta vizitue vendlindjen tek shetisnin neper Rome, ne nji dyqan antikuaresh, pane nje karrike te drujte dhe i lexuen etiketen: «Ketu ka ndej Mbreti i Shqiptareve, Skenderbeu». As nji e as dy iu afruen religes se punuar ne dru, i kerkuan pazarin tregtarit dhe moren nje deftese per blerjen me leke ne dore. «Morem rrugen per te ambasada shqiptare ne Rome. Trokitem, na e celen, pasi kryen verifikimet e rendomta e pasi na pyeten: “Kush jeni e nga vini”. Si u folem, u thame: “Kete dhurate duam te na e coni ne Muzeun Kombetar ne Tirane”. Na dhane doren e na falen nji liber qe lexohej «Hrushovianet».

Osman Dervishi pas 55 vitesh siguroi nje vize per te vizitue vendlindjen, Shqiperine, Shkodren e dashur e ne buze te te cilit dalin melodite e jareve te famshme qe i kendon i mirintonuar e pa i humb asnji vlere.Tani ka 60-vjetorin e marteses me Alemen, gruan qe e nderon dhe e respekton si vitin e pare te marteses. Jetojne si pensioniste me nji komoditet te lakmushem e nuk u qan syni per asgja - si thone ne Shkoder. Ka miq dhe shoke. Edhe pse Osmani mban 90 vite mbi shpine, nuk asht perkul para halleve te jetes se veshtire mbi te cilen fitoi me pune e duke djersitur edhe tani nga pak ne oborrin e kopshtin e bukur plot lule. «Shoke, miq kam boll dhe Alemja qe asht me e re se une, 74, me rinon me humorin qe s’di t’i shterre kurr kesaj grueje gjinokastrite». Nga miqte me te aferm, sa kuptuem ne, per ta ishte Bahri Cela, nji i arratisur ne vitin 1979 nga Shqiperia, qe sot punon e jeton me Hajrien e tre femijet ne Sydney. Edhe ky ne vazhden e Osmanit qe kohes qe kaloi tanima nuk i jep kohe, po punon, meson e lexon duke qene shembull edhe per te tjere te ardhur ne Australi. Dallohet edhe Bahriu per dashuri e pasion per punen, per humor e gaz te sjelle edhe ai prej Shkoder loces qe nuk e harruan ne dite te veshtira e nuk e harrojne as sot kur atdheut tone si thone edhe ata po i qesh buza se dite me te mira po vine per shqiptaret kudo jane: «Qender te botes mbajne boshtin qe kalon kah Shqiperia».

Sydney, korrik 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›