E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret Sejdiun: Serbia ta pranojë vendimin e GJND-së

Gjatë konferencës për shtyp, dy presidentët e kanë vënë theksin tek vendimi i fundit i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Takimi ishtë informal dhe u zhvillua në një nga hotelet në Tiranë. “Vendimi i GJND-së shton në mënyrë të ndjeshme kredibilitetin e shtetit të ri të Kosovës, duke e ftuar atë drejt një ecje të re, njohjeve të reja dhe drejt një bashkëpunimi më institucional në rajonin e Ballkanit”, tha presidenti shqiptar, Topi.

“E përgëzoj Sejdiun për rolin e tij, së bashku me lidershipin e politikës në Kosovë për ndryshimin e imazhit të këtij vendi, në këtë periudhë e cila ka qenë vendimtare për zhvillimin e tij”, u shpreh ai.

Më tej, Topi ështe shprehur se Serbia duhet ta pranojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke qenë se ishte vetë Beogradi që kërkoi një opinion për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Sejdiu do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›