E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Sheshin e Flamurit do ta kthejmë në identitet

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Vlorës.

Berisha tha në fjalën e tij se do ta rikthejnë në identitet Sheshin e Flamurit. Sipas Berishës sheshi ishte një trashëgimi e mrekullueshme.

“Po a kishte Vlora gjë më të bukur, më tradicionale për çdo shqiptar se Sheshin e Flamurit? E mori, e tjetërsoi. Nuk e harroj kurrë 100-vjetorin këtu. Në Vlorë atë natë ka pasur mbi 1 milion shqiptarë, të ardhur jo vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por nga e gjithë bota. Ata vërshuan në Sheshin e Flamurit, sheshin simbol të kombit.

“Dhe doli ky, përdori pushtetin për të shpërfytyruar sheshin. Kthehet Sheshi në identitet, nuk ka asnjë diskutim, por turpi mbulon ata që shkelmojnë traditën tonë”, tha Berisha.

Berisha tha se “po të qëndrosh në anën e drejtë të historisë do të thotë që Vlora të shfrytëzojë potencialet e saj të jashtëzakonshme historike”.

“Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike. Më thoni pak, 12 vite ujërat e zeza nga Semani gjer te Kepi i Stillës, të gjitha derdhen në det”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Vlora ka probleme dhe me furnizimin me ujë.

“Ujësjellësi i Trevëllezërve nuk punon. Vlora është pa ujë. Orikumi, e ndërtuam ne, përsëri ka probleme”, tha Berisha.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›