Berisha: Shmangni votimet kolektive

“Zgjedhjet do te ndiqen nga 500 vezhgues te huaj.Evropa duhet te bindet se ne votojme te lire, votojme sipas rregullave”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha gjate fjalimit te tij ne Mamurras, pjese e qarkut te Lezhes, e perqendroi vemendjen tek programi i demokrateve per punesimin dhe rritjen e ndihmes se qeverise per fermeret.
“Do te subvencionojme te gjitha imputet dhe akcizen e naftes per çdo siperfaqe te mbjelle. Do te krijojme hapesira te medha per tregun, do te nxisim agrobiznesin. Rritja e madhe e prodhimit bujqesor eshte nje nga qellimet tona me madhore te projektit tone”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha u takua edhe me banore te Ishmit, ne qarkun e Durresit, ku, pasi ftoi serish socialistet te bashkojne votat me demokratet, beri diversion politik mes socialisteve, kur sulmoi kreun e tyre, Edi Ramen .
“Te bashkohemi edhe per faktin se njeriu qe duhet t’ju udhehiqte juve sipas rregullit te demokracise, pasi ju beri thirrje juve nje vit rresht pertej te majtes dhe te djathtes, u fut nen tavoline. Te dashur socialiste, faktikisht, thirrja e tij pertej se majtes dhe te djathtes ishte as me te majten, as me te majten, por me 99-shat. Prandaj le te bashkohemi ne kete projekt te madh te perbashket. Te miren ta ndajme me njeri - tjetrin, djersen ta derdhim se bashku”, ftoi Berisha.